Connect with us

Aktuale

Tahiri: Dëmet nga vërshimet në Vushtrri afro 900 mijë euro

Published

on

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se vlera totale e dëmieve të shkaktuara nga vërshimet më 17 dhe 18 gusht në Pestovë, Dumnicë, Stanovc të Epërm dhe Lomadh kapin shumën e rreth 900 mijë eurove.

Tahiri ka thënë se në bazë të vlerësimit të dëmeve nga komisioni komunal, në Vushtrri janë shkaktuar dëme rreth 900 mijë nga vërshimet në katër fshatërat e kësaj komune.

Ai gjatë takimit me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, ka treguar se për kompenzim të dëmeve është parashtruar kërkesë nga 268 fermerë, biznese dhe ekonomi familjare.

“Në këto vërshime janë dëmtuar shumë kultura bujqësore, biznese, dhe ekonomi familjare. Komuna menjëherë ka bërë komisionin komunal për vlerësimin e dëmeve, dhe deri me tani 268 fermerë, biznese dhe ekonomi familjare kanë paraqitur kërkesat për kompensim të dëmeve. Vlera e totale e dëmit të shkaktuar nga kjo fatkeqësi elementare që kishim me datën 17 dhe 18 gusht në Pestovë, Dumnicë, Stanovcë i Epërm e Lumadh përfshinë shumën prej 900 mijë eurove. Mbi 200 mijë euro janë dëmet në bujqësi dhe kulturat bujqësore, mbi 200 mijë euro janë dëmet në biznes dhe mbi 300 mijë euro janë dëmet në ekonomitë familjare, përkatësisht në shtëpitë e vërshuara gjatë kësaj periudhe. Dhe komisioni komunal deri të premten do të pranoj edhe kërkesat të fermerëve të tjerë, apo të ekonomive familjare që akoma nuk janë vizituar”, ka thënë Tahiri, raporton KSP.

Ministri Mustafa ka thënë se do të ofrohet mbështetje për fermerët e dëmtuar.

“Gjatë këtij viti, sektori i bujqësisë ka pësuar dëme të shumta nga breshri dhe reshjet e shiut, të cilat ua kanë vështirësuar veprimtaritë fermerëve tanë. Duke parë gjendjen me të cilën po ballafaqohen, do të angazhohemi në vazhdimësi që të ju ofrojmë mbështetjen për të tejkaluar dëmet e shkaktuara”, ka thënë Mustafa.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending