Connect with us

Aktuale

Telekomi punësoi 118 punëtorë pa konkurs publik gjatë vitit 2019

Published

on

Telekomi i Kosovës gjatë vitit 2019 kishte angazhuar 118 punonjës pa shpallur konkurs publik. Për 110 prej tyre nuk ishte respektuar afati maksimal i punësimit prej 120 ditësh.  

Zyra Kombëtarë e Auditimit përvëc kësaj ka gjetur se Telekomi kishte angazhuar edhe 5 ekspertë të jashtëm ligjor, me kontrata për punë dhe për të njëjtit nuk kishte shpallur konkurs publik.

“Për më tepër, kompensimi në pagë për këta përfaqësues të jashtëm ligjor, nuk ishte i njëjtë por paguheshin nga 2,700€; 2,800€ deri 2,950€. Ndërsa, njëri nga ekspertët kishte tri kontrata të ndryshme për punë dhe detyra specifike, në shumën totale 6,150€”, thuhet në raportin e auditorit.

Sipas Ligjit të Punës, çdo punëdhënës në sektorin publik, është i obliguar të shpallë konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës (neni 8); dhe në rastin e kontratës për punë dhe detyra specifike ajo nuk mund të jetë më e gjatë se 120 ditë brenda një viti (neni 10 pika 6). Ndërsa sipas Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, konkursi publik duhet të publikohet në njërën nga mjetet e shkruara të informimit dhe mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending