Connect with us

Aktuale

Për shkak të punimeve teknike, disa lagje të Prishtinës nesër mbesin pa ujë

Published

on

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit, KRU “Prishtina”, njofton konsumatorët se nesër, më 29 gusht kjo kompani ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit , andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë në bashkëpunim me operatorin ekonomik.

Për pasojë, nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiçani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë.

Për shkak që, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Aktuale

Para disa vite punonte në ndërtim, ai mori ftesën nga Kroacia! Kush është sulmuesi që do sfidojë Shqipërinë në Euro 2024?

Published

on

Marco Pasalic është zgjuar nga ëndrra dhe po jeton realitetin. Sulmuesi anësor i Rijekas ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Kroacisë në Europianin 2024 që zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik në Gjermani.

Historia e 23-vjeçarit është e denjë për një film, ku në fund mundi dhe djersa triumfojnë përballë sfidave të jetës. I lindur në Karlsruhe (Gjermani), Pasalic u rrit mes jetesës së vështirë dhe dëshirës për futbollin.

I riu, me mbarimin e shkollës së mesme nuk kishte dëshirë të vijonte universitetin, paçka se i ati e këshilloi të ndiqte shkollën. Në të tilla kushte, në moshën 17-vjeçare ai u detyrua të punonte në ndërtim dhe këtë e ka treguar vetë sulmuesi.

“Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punojë në ndërtim. Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë”, tha ai.

Më pas 23-vjeçari ka treguar edhe vështirësitë e punës.

“Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër si dhe verës kur jashtë ishte 35 gradë. Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi. Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë. Nuk kam kryqëzuar kurrë rrugët me ndërtimtarinë. Po të isha tani në Gjermani dhe vëllai im të kishte nevojë për ndihmë, do ta ndihmoja”, tha Pasalic.

Nga të rinjtë e Karlstruhes, ai kaloi në ekipin e dytë të Stuttgart dhe më pas te Dortmund 2, para se në verën e 2023 të kalonte te Rijeka në Kroaci. Në Grupin B të Euro 2024 Kroacia ka përballë Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rama takon arkitektin e mirënjohur botëror Marco Casamonti për disa projekte në kryeqytet

Published

on

Në vazhdën e takimeve me investitorë potencial, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me arkitektin e mirënjohur botëror Marco Casamonti, bashkë me përfaqësuesit e Lika Holding AG, një kompani e suksesshme që operon në Zvicër, themeluar dhe menaxhuar nga Esat Likaj.

Pas organizimit të Konferencës së Investitorëve në janar të këtij viti, shumë investitorë kanë shprehur gatishmëri të investojnë dhe të bëjnë projekte zhvillimore në Kryeqytet. Në këtë kontekst, me Marcon dhe përfaqësuesit e Lika Holding AG diskutuam mundësitë e investimit dhe zhvillimit të projekteve në Kryeqytet.

“Përveç zhvillimit të Kryeqytetit, iniciativat sikur kjo synojnë avancimin e bashkëpunimit me diasporën tonë dhe krijimit të kushteve për investim të kapitalit të diasporës në Kosovë.”, deklaroi kryetari Rama.

Marco Casamonti është arkitekt dhe projektues si dhe profesor i rregullt në Fakultetin e Arkitekturës të Genovas. Ai kryen një punë intensive të analizave të thella dhe reflektimit kritik mbi temat arkitekturore, duke botuar ese dhe duke marrë pjesë në konferenca dhe leksione./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete më i preferuar në botë për t’u vizituar

Published

on

Tirana është renditur në krye të tre destinacioneve më të rezervuara për qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

Dy vendet e para sipas raporteve janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po bëjnë këtë trafikut të lartë të fluturimeve, raporton abcnews.al

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vend. Ky vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending