Connect with us

Aktuale

Ministria e Arsimit prezanton planin për fillim të mësimit, kërkon buxhet shtesë

Published

on

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në mbledhjen e qeverisë ka prezantuar masterplanin e kësaj ministrie për fillimin e mësimit në kushte pandemie.

Likaj tha se gjatë dy muajve kanë hartuar masterplanin për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Gjatë dy muajve kemi hartuar masterplanin për fillimin e vitit të ri shkollor. Është paraparë rreth 1000 mijë mësimdhënës qe duhet të kenë komunat për të zbatuar këtë plan. Në kudër të këtij masterplani është kërkesa për buxhet shtesë. Janë edhe konceptet se di duhet të zhvillohet mësimi nga parashkollorët deri tek universitetet”, ka thënë Likaj.

Tutje ministri Likaj shtoi se janë konsultuar me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe ata janë shprehur të gatshëm të fillojnë mësimin në objekte shkollore.

Ai tha po ashtu se kanë hartuar një vendim që mësimi të fillojë në tri grupe

“Kemi hartuar udhëzimin për mësim në kushte pandemie. Kemi vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve aktualë, kemi paraparë fushata vetëdijësuese për shkollat si dhe është përcaktuar roli i inspektoratit në monitorimin e masave.Ata kanë shprehur dëshirën që të fillojë mësimi nëpër objektet shkollore. E kemi hartuar edhe një vendim që mësimi të fillojë në tri faza varësisht nga DKA’të Një grup më 1 shtator, një grup tjetër me 7 shtator dhe një grup më 10 shtator dhe për këtë kemi marrë konfirmimin nga Minstria e Shëndetësisë dhe IKSHPK’ja”, tha ai.

Ndërkaq kryeministri tha se këtë masterplan qeveria do ta miratojë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.Kryeministri Hoti tha se qeveria do ta mbështesë plotësisht me buxhet këtë ministri për fillimin e mësimit në kushte pandemie, ai po ashtu tha se këtë masterplan qeveria do ta miratojë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending