Connect with us

Aktuale

Ky është buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2018

Published

on

Ekzekutivi aktual i  Komunës së Prishtinës pret të dërgojë në Asamblenë Komunale buxhetin për vitin 2018 dhe korniza afatmesme buxhetore për periudhën 2018-2020.

Me 29 shtatorë do të jetë mbledhja e pesë dhe fundit që do ta mbajë Asambleja e Komunës së Prishtinës.

Ekzekutivi  komunal, në kryeje me Shpend Ahmetin, në këtë mbledhje do ta dërgon  buxhetin për vitin 2018. Buxheti meton të jetë më i madh së në këtë vit, ose fiks në vlerë prej 71, 222, 581 euro, shkruan lajmi.net.

Rritja e buxhetit për vitin 2018 ka ardhur si rezultat i rritjes së grandeve nga ana e Qeverisë dhe një planifikimit më të madh të të hyrave vetjake. Përplasje në mes pozitës dhe opozitës në Kuvend pritët të vije tek planifikimi i të hyrave, pasi që opozita nuk ishte pajtuar as në vitin e kaluar kur ekzekutivi  kishte planifikuar të hyra më të mëdha se sa mundësit reale, dhe ekzekutivi i kishte tërhequr ato. Por, s kush pa pasur te rrjete duhet pritur deri në me 31 dhjetorë, kur edhe mbaron viti fiskal.

Megjithëkëtë, në planin e buxhetit që e posedon lajmi.net, thuhet se “Në vitin 2017 Prishtina ka pasur një buxhet të miratuar në vlerë prej 62,023, 630 euro. Në vitin 2018, buxheti është planifikuar të jetë 71, 222, 581 euro. Parashikimet e hershme për vitin 2019 dhe 2020 janë menduar që të jenë: për vitin 2019, në vlerë prej 75, 398, 725 euro dhe për 2020 në vlerë prej 80, 290, 241 euro”.

Burimet e financimit për Komunën e Prishtinës janë grandi i përgjithshëm, grandi specifik për arsim, grandi specifik për shëndetësi, si dhe të hyrat vetjake të komunës.

Grandi i përgjithshëm i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin 2017 është në vlerë prej 14,641,922 euro, ndërsa parashikimi për këtë grand për vitin 2018 është 17,094,462 euro ,për vitin 2019 është 18,775,102 euro dhe për vitin 2020 është 21,219,984 euro.

Grandi specifik për arsim sipas LFPL-së bazohet në qasjen me sistem të hapur të financimit, duke marrë parasysh kriteret dhe parametrat në formulën shtetërore të arsimit nga MASHT përfshirë politikat e arsimit para universitar për vitin 2018. Grandi specifik për arsim i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin 2018 është në vlerë prej 18,646,682 euro, ndërsa parashikimet e hershme për këtë grandë për vitin 2019 është në vlerë prej 19,523,076 euro, dhe për vitin 2020 është në vlerë prej 20,596,846 euro.

Grandi specifik për shëndetësi dhe përcaktimi i shumës së këtij granti bazohet në një qasje me sistem të hapur të financimit në përputhje me LFPL. Propozim-granti specifik për shëndetësi primare për vitin 2018 nga Ministria e Shëndetësisë është bazuar në formulën për kokë banori – numrit të vizitave shëndetësore X kostoja mesatare për vizitë, dhe numrit të shërbimeve X kostoja mesatare për shërbime.

Grandi specifik për shëndetësi i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin 2018 është në vlerë prej 5,418,599 euro, ndërsa parashikimet e hershme për këtë grand për vitin 2019 janë: 5,960,459 euro dhe për vitin 2020 janë 6,735,318 Euro.

Planifikimi shpenzimeve për tre vitet e ardhshme është i paraqitur në tabelën e mëposhtme, ku mund të vërehet se shumat më të mëdha të buxhetit janë të orientuara si cdo herë në investime kapitale dhe në paga dhe mëditje.

Madje, në krahasim me vitet paraprake, vlerësimi për buxhetin për paga dhe mëditje për vitin 2018 është më i lartë. Kjo, sipas Komunës për shkak të përfshirjes së buxhetit shtesë për përvojë të punës.

Po sipas Komunës, buxheti për mallra dhe shërbime është i reduktuar në kufij jo-realë të përcaktuar nga Ministria e Financave.

“Buxheti për shpenzime komunale është gjithashtu në kufij jo-real dhe nuk përfshin vlerësimet për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, por edhe rritjen e çmimit të rrymës. Buxheti për subvencione dhe transfereve është zvogëluar nga Ministria e Financave pa asnjë analizë dhe pa kurrfarë konsultimi me Komunën e Prishtinës. Ndërsa buxheti për shpenzime kapitale është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2017”, thuhet në raport.

 

Planifikimi për të hyrat vetjake të komunës së Prishtinës për vitin 2018 është 29,574,132 euro, parashikimi i hershëm për vitin 2019 është 30,656,113 euro dhe për vitin 2020 është 31,738,093 euro.

Të hyrat vetjake të planifikuara për vitin 2018 do të arkëtohen kryesisht nga taksa për leje ndërtimi, nga tatimi në pronën e paluajtshme dhe nga legalizimi i ndërtimeve pa leje dhe nga menaxhimi i mbeturinave. Burime sekondare te të hyrave do të jenë gjithashtu edhe të hyrat nga parkingu, shpronësimet e tokave komunale dhe taksa për shfrytëzimin i sipërfaqeve publike. Vlerësimet e mbështetjes së pritur të donatorëve dhe agjencive qeveritare ndërkombëtare, përfshirë bashkëfinancimin e mundshme, janë përfshirë në kuadër të të hyrave nga participimet dhe donacionet.

Në tabelën në vijim prezantohet planifikimi i komunës së Prishtinës për të hyrat vetjake për vitin 2018.

Aktuale

Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane

Published

on

Rritja e qirave dhe çmimet e larta të pronave rrezikojnë të kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane pasi partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste fillojnë të shfrytëzojnë zemërimin në rritje të publikut mbi krizën e banesave në kontinent, thonë ekspertët.

Javë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të përfundojnë të parat në nëntë shtete anëtare të BE-së dhe të dytat ose të tretat në nëntë të tjera, strehimi ka potencialin të bëhet një nxitës i fuqishëm i mbështetjes së ekstremit të djathtë sa emigracioni.

“Partitë e ekstremit të djathtë përparojnë kur mund të shfrytëzojnë boshllëqet sociale që dalin nga investimi i pamjaftueshëm dhe planifikimi joadekuat i qeverisë … dhe kur mund të fajësojnë të huajt”, tha raportuesi special i OKB-së për të drejtën për strehim.

“Kjo është situata në të cilën ndodhen tani shumë vende të BE-së”, tha Balakrishnan Rajagopal për Guardian.

“Kriza e strehimit nuk po prek më vetëm personat me të ardhura të ulëta, emigrantët, familjet me një prind, por shtresat e mesme. Kjo është çështja sociale e shekullit të 21-të.”

Çmimet e banesave të përballueshme kanë ndezur protesta në Lisbonë, Amsterdam, Pragë, Milano dhe – jashtë BE-së – po Londër, me të rinjtë të cilët janë kundër qirave që marrin  gjysmën e të ardhurave të tyre dhe hipotekat 10 herë më shumë se paga mesatare./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj

Published

on

Terminalit Doganor në Ferizaj i skadon licenca në qershor. Zyrtarët e saj thonë se nëse mbyllet Terminali, do të përfitojnë kompanitë transportuese nga shtetet tjera.

Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor kanë nënshkruar peticion për institucionet duke kërkuar që t’i vazhdohet licenca terminalit pasi nuk kanë asnjë ankesë dhe kushtet në terminalet publike nuk i plotësojnë kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë nga qeveria që të reflektoj mbi faktet e paraqitura dhe të rishqyrtoj politikat për terminalet, raporton RTK.

Minisitri Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pak ditë më parë ka thënë për media se kjo çështje është brenda Komisionit përkatës

“Ne kemi marrë letër edhe nga Komuna e Ferizajt dhe pak a shumë jemi të njoftuar me situatën, është bërë edhe aplikimi nga ana e kompanisë, e cila sipas ligjit gjashtë ditë para duhet të bëjë aplikimin për vazhdimin e kësaj licence. Çështja e kësaj licence natyrisht do të mbetet brenda komisionit përkatës i cili merret dhe trajtohet proceduralisht sikurse edhe rastet tjera”, tha ai.

Ministri Aliu ka theksuar se pretendimet e paraqitura do të trajtohen mjaft seriozisht edhe në ministrinë që e drejton ai, por edhe në Ministrinë e Financave./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending