Connect with us

Aktuale

Vazhdojnë masat kundër koronavirusit, komunat i japin mbështetje qeverisë Hoti

Published

on

Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Këshilli i Kryetarëve të Komunave kanë zhvilluar takimin e radhës në mënyrë virtuale me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.

Në këtë takim morën pjesë Kryetarë të Komunave, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe Drejtori i IKSHPK z. Naser Ramadani, shkruan lajmi.net.

“Njëra ndër temat e diskutuara me interes ishin bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta në ndërmarrjen e masave në parandalimin dhe uljen e numrin të rasteve Covid -19. Po ashtu njëra ndër pikat me rëndësi të veçante ishte edhe debati lidhur më përgatitjet dhe masat e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor. Për këtë qëllim takimi kishte edhe prezencën dhe përkrahjen e drejtorëve të shëndetësisë dhe arsimit në Komuna”, thuhet në njoftim.

Takimin e kryesoi Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i cili dhe edhe një pasqyrë të shkurtër për dinamikën e masave në parandalimin e pandemisë në komunat e Kosovës, sidomos sa i përket krijimit të qendrave dhe ekipeve të veçanta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientë me Covid-19.

Kryeministri Avdullah Hoti para Kryetarëve të Komunave shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve për të gjithë për masat shtesë në aktivizimin e shtabeve emergjente në parandalimin e pandemisë. Po ashtu një kërkesë ishte edhe përgatitja e masave të mëtutjeshme nga Komunat për një valë të re, e cila mund të paraqitet në shtator. Gjithashtu një rëndësi specifike kanë edhe përgatitjet për fillimin e viti të ri shkollor dhe obligimet e Komunave në këtë proces.

Lidhur me aplikimin e masave, kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani informoi se ka një rënie të lehtë dhe graduale, andaj edhe aplikimi i masave në përpikëri ka treguar sukses, mirëpo nuk ka një vetëkënaqësi por zbatimi i masave duhet të vazhdojë nga të gjithë e ku një falënderim shkon për të gjitha autoritet komunale të cilët janë të përfshirë në parandalimin e pandemisë.

Kryetaret e Komunave adresuan shqetësimet dhe kërkesat e tyre sa i përket sfidave me kapacitet në sistemin shëndetësor, sikurse janë furnizimi me oksigjen, pajisja me shtretër shtesë, furnizimi me auto ambulanca të reja, testet serologjike, masat mbrojtëse shtesë, rritja e numrit të punonjësve shtesë në QKMF dhe pagesa për punë të rrezikshme.

Me këtë rast Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemaj, theksoi se koordinimi me Komunat është esencial në parandalimin e gjendjes së pandemisë. Po ashtu dha premtimin se do të ketë përmirësim të furnizimit me oksigjen dhe njëkohësisht falënderoi komunat në raste të caktuara kanë furnizuar spitalet me oksigjen nga kapacitetet e tyre. Lidhur me furnizimin me autoambulanca MSH-ja ka proceduar me kërkesën dhe për autoambulanca shtesë dhe furnizim shtesë të masave mbrojtëse për të gjithë punonjësit shëndetësor si dhe rishikimin e decentralizimi e masave në shpërndarjen e ndihmave.

Në këtë takim Kryetarët e Komunave po ashtu adresuan shumë çështje të tjera të cilat ndërlidhen me bashkërendimin e aktiviteteve dhe marrjen e masave shtese që ndihmojnë në parandalimin e gjendjes me COVID-19, e të cilat kërkojnë një vëmendje e adresim të shpejtë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Sa i përket ndërmarrjes së hapave për fillimin e vitit të ri shkollor, Ministri i Arsimit z. Ramë Likaj informoi për analizën dhe opsionet e fillimit të vitit të ri shkollor. Duke marrë parasysh gjendjen e pandemisë MASH është i hapur për këshillime me Komunat në shqyrtimin e disa mundësive të fillimit të ri shkollor sipas specifikave të veçanta në kapacitete. Një shqetësim mbetet masat mbrojtëse të higjienës dhe mundësive të distancimit fizik të nxënësve.

Në emër të Kryetarëve Imri Ahmeti edhe një herë shprehu shqetësimin për afatin e shkurtë kohor, dhe kërkoi qartësimin e vendimit në përcaktimin e versionit të qartë, në mënyrë që Komunat të jenë të përgatitura dhe të ndërmarrin masat e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sqaro se nuk do të ketë laramani dhe do të ketë një version ët qartë për funksionimin e shkollave në tërë territorin. Mirëpo jemi të hapur për diskutime me të gjitha palët sidomos nga Drejtoritë Komunalë të Arsim të cilët mund të japin vërejtjet dhe këshillat e tyre në këtë temë sepse ato do të kenë barrën kryesore.
Ministri Likaj premtoi edhe një herë se po punohet me të gjitha palët në gjetjen e një alternative e cila do të jetë e përshtatshme në bazë të specifikave dhe rrethanave të reja në kushte pandemie, me një plan dinamik e ku një gj është e sigurte se nuk jemi për një mbyllje totale”, thuhet në fund të njoftimit.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending