Connect with us

Aktuale

Shteti e jep me qira dhe ia ndërron veprimtarinë ish-“Kino Rinisë”

Published

on

Salla e përdheses, që dikur kishte 850 karrige për ata që donin të shikonin filma, është e tjetërsuar. Ka kohë që aty janë zhvilluar aktivitete të tjera. Ishte diskotekë e edhe hapësirë e lojërave të fatit. Tash ngjan me një gërmadhë që e ka bjerrë koha e njerëzit.

Veç dyshemeja e pjerrët është shenjë e një kinemaje të dikurshme. Se çfarë mund të shërbejë ajo që ishte “Kino Rinia”, në Prishtinë nuk dihet ende. Varet se kujt ia ka dhënë me qira për një vit Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në konkursin e mbyllur muajin e kaluar për atë që titullohet “Hapësira afariste e tenderuar me sipërfaqe të përgjithshme prej 1722m2 është e ndarë në katër hapësira” janë dhënë dy oferta. Bëhet fjalë për ndërmarrjen shoqërore “Genci”, që menaxhon me atë që dikur ishte “Kino Rinia” në rrugën “Migjeni” dhe me Kinemanë ABC në rrugën “Rexhep Luci”, që ishte “Kino Vllaznimi”. Me vetë “Gencin” si kompani për distribuimin dhe shfaqjen e filmave menaxhon AKP-ja. Asetet e “Gencit” janë në likuidim qysh prej vitit 2014. Por nuk janë privatizuar ende.

Ligji për kinematografi përcakton se pa lejen e Qendrës Kinematografike të Kosovës nuk mund t’iu ndryshohet destinimi kinemave. Madje edhe nëse ato shiten.

“Kinemave në pronësi shoqërore ose publike, të privatizuara apo të dhëna me qira personave fizikë ose juridikë, vendës ose të huaj, nuk mund t’iu ndryshohet qëllimi i veprimtarisë pa pëlqimin e QKK-së”, shkruhet në nenin 8 të këtij ligji, që është në fuqi qysh prej vitit 2004. Po në atë vit ishte themeluar edhe Agjencia Kosovare e Mirëbesimit që më vonë është shndërruar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Sipas Zyrës për informim të AKP-së për asetin në fjalë janë pranuar 2 oferta për qiramarrje njëvjeçare. “Oferta me vlerën më të madhe është përzgjedhur oferta në shumën prej 8888 eurosh në muaj”, shkruhet në përgjigjet e AK-së për gazetën. Ky institucion ka sqaruar se ky aset është lëshuar me qira qysh në kohën kur është menaxhuar nga punëtorët e ndërmarrjes dhe ka vazhduar edhe nga momenti kur kjo ndërmarrje është futur në proces të likuidimit. “Pra, ka pasur qiramarrës para tenderimit të fundit për qiradhënie për asetin në fjalë”, shkruhet në përgjigje.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending