Connect with us

Aktuale

Pritet zhbllokimi i llogarive bankare të Postës së Kosovës

Published

on

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë zhbllokimin e llogarive bankare të Postës se Kosovës. Bllokimi i llogarive të Postës u bë të enjten nga Administrata Tatimore, për shkak të një borxhi ndaj kësaj administrate, në vlerë prej rreth 1.3 milion eurosh, që është grumbulluar gjatë periudhës 2019-2020.

Zyrtarë të Postës pohojnë se kjo kompani po përballet me kushte të rënda financiare, për shkak të borxhit që i kanë kësaj kompanie qeveria dhe Telekomi i Kosovës.

Vlera e borxhit që qeveria i ka Postës – borxh që është grumbulluar ndër vite – llogaritet të jetë rreth 5 milionë euro, thotë për Radion Evropa e Lirë, Besnik Krasniqi, udhëheqës i Njësisë për politika dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Borxhi i qeverisë ndaj Postës, është krijuar pasi Posta ofron shërbime universale postare në gjithë territorin e Kosovës, kurse në bazë të ligjit, qeveria është e obliguar t’i mbulojë shpenzimet.

Krasniqi tregon se pas një takimi me udhëheqës të Postës, është premtuar se Qeveria e Kosovës do të shlyejë borxhin e grumbulluar.

“Nga dita e hënë, besoj se Posta mund të fillojë të funksionojë normalisht, pasi qeveria do të fillojë të shpaguajë borxhin e grumbulluar nga qeveritë e kaluara”, tha Krasniqi.

Përveç qeverisë, edhe Telekomi i Kosovës i ka borxh Postës rreth 1.4 milion euro.

Një pjesë e borxhit të Telekomit ndaj Postës është krijuar për shkak të mospagesës së qirave për disa objekte të Postës që i shfrytëzon Telekomi.

Udhëheqës të Postës së Kosovës, thanë se janë duke përgatitur marrëveshje për programim të borxhit me Administratës Tatimore të Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv në Postën e Kosovës, Salih Morina, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, kanë premtuar se do fillojnë të paguajnë borxhin ndaj Postës, mjete këto që do transferohen në llogarinë e ATK-së.

“Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (Blerim Kuçi) ka premtuar se borxhi do të rimbursohet. Tashmë mbetet të përgatitet marrëveshja që këstet e ATK-së t’i rimbursojë Qeveria e Kosovës”, thekson Krasniqi duke mos paraqitur ndonjë periudhë kohore për programim të borxhit në baza mujore.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), mund të zhbllokojë llogaritë bankare të Postës së Kosovës, nëse kjo e fundit në bazë të një kërkese, dëshmon se ka vështirësi financiare dhe kërkon programim të borxhit, thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

“Ende nuk kemi një marrëveshje të tillë. Ka mbetur që kompania të parashtrojë kërkesë në ATK, duke sjell faktet dhe argumentet për programim të borxhit. Dhe pastaj zyrtarët tatimorë, bazuar në faktet që sjellin, i mundësojnë programim të borxheve ose nëse nuk ka fakte të mjaftueshme, do iu kërkohet që të paguajnë tërësisht borxhin”, tha Murtezaj.

Ndryshe, Posta e Kosovës ka operuar në sistemin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, mirëpo në vitin 2012 me një vendim të qeverisë, ajo është ndarë nga Telekomi dhe u themelua si Ndërmarrje Publike Qendrore.

Posta e Kosovës dy herë i është nënshtruar procesit të privatizimit, por dy herë radhazi, Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbyllë këtë proces me sukses.

Me bllokim të llogarive bankare është duke u përballur edhe Telekomi i Kosovës. Por, bllokimi i llogarive të kësaj agjencie nuk ka ndodhur nga ndonjë agjenci shtetërore, por nga kompania private Dardafon.net. Kjo e fundit ka bllokuar llogaritë më 15 korrik, për rastin e Arbitrazhit ndërkombëtar me operatorin ekonomik Dardafon, në kuadër të së cilit është edhe shërbimi telefonik, i njohur me emrin Z-Mobile.

Borxhi Telekomit të Kosovës ndaj Z-Mobile llogaritet të jetë mbi 25 milionë euro.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending