Aktuale
Banka Evropiane e Investimeve planifikon investime në infrastrukturë e strehim social
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendës presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Dario Scannapieco, kanë nënshkruar në Trieste Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve, e cila do të mundësojë përfshirjen e BEI-së në përgatitjen dhe financimin e projekteve të përzgjedhura përbrenda listës prioritare që përkojnë me objektivat zhvillimore të Kosovës.
Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë identifikuar fushat kryesore të bashkëpunimit dhe përfshijnë: transportin, energjinë, infrastrukturën komunale dhe mjedisore, arsimin, shëndetësinë, strehimin social, bujqësinë, si dhe mbështetjen e sektorit privat.
Gjatë takimit është theksuar përkrahja e mëtejme e Bankës Evropiane për Investime për shumë projekte të rëndësishme në Kosovë, si dhe u diskutua për rehabilitimin e linjave hekurudhore, rrugëve automobilistike, për projekte të mundshme në shëndetësi, në sektorin e ujërave dhe ngrohjes qendrore, për bashkëpunimin me sektorin privat e në fusha të tjera.
Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Triestes, ku ishin të pranishëm liderët e shteteve kryesore të BE-së si dhe kryeministrat e rajonit, kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar takime të ndara edhe me komisionerë të BE-së, zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller dhe personalitet të tjera, të cilët kanë vlerësuar se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa, duke shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike.
Aktuale
Rritja e qirave dhe kriza e strehimit kthehen në një fushë beteje kyçe të politikës evropiane
Aktuale
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
Aktuale
Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta
-
Infrastrukturë17 hours ago
Në Drenas vihet gurë themeli për energji të ripërtëritshme me vlerë mbi 43 milionë euro
-
Auto12 hours ago
Kërkesa për vetura elektrike kineze po rritet
-
Aktuale13 hours ago
Rreth 300 biznese dhe dhjetëra agjentë doganor nënshkruajnë peticionin për vazhdim të licencës së Terminalit Doganor në Ferizaj
-
Infrastrukturë17 hours ago
Trena elektrikë në Kosovë dhe Shqipëri? Vendet e Ballkanit tentojnë të modernizojnë linjat hekurudhore
-
Infrastrukturë13 hours ago
Të huajt blenë 26% të pasurive të paluajtshme në Shqipëri – Bie numri i pronave të pashitura. Shumica prej tyre të blera me kredi
-
Infrastrukturë16 hours ago
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar (VIDEO)
-
Infrastrukturë18 hours ago
Në myk e kushte jo të favorshme mësojnë nxënësit e Shkollës Dardania në Prishtinë
-
Tech10 hours ago
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
You must be logged in to post a comment Login