Featured
Lekaj bën marrveshje me KEDS-in që të vazhdojë zgjerimi i rrugës për Pejë
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj inspektoi punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Zahaç.
Ministri Lekaj gjatë kësaj vizite u njoh nga afër me zhvillimin e këtyre punimeve si dhe ngecjen e cila ka ndodhur për shkak të pengesës e cila është paraqitur nga shtyllat elektrike të cilat gjenden në këtë pjesë të kësaj rruge, transmeton Ndertimi.info.
Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha:“ Kam marrë informata të sakta për të gjitha pengesat që janë paraqitur për stërzgjatjen e punimeve ne këtë segment rrugor, duke filluar nga dislokimi i shtyllave elektrike por edhe një stërzgjatyje në tërësi e projekteve për shpronësim. Ky segment rrugor dhe rrugët tjera kanë pësuar për vendimmarrje sepse janë lënë anash dhe kanë hy vetëm në ato që janë në sipërfaqe por nuk kanë marrë vendimeqë kanë ndihmuar zhvillimin e projekteve. Sot jam këtu së bashku me kryetari e komunës që t’ju themi qytetarëve se ka kaluar koha, e stërzgjatjeve të projekteve, ka kaluar koha e individëve, të caktuar që për inetresa individuale kanë zhvilluar projekte“.
Ministri Lekaj vlerësoi se që nga nesër do të dislokohen shtyllat elektrike të cilat janë në këtë pjesë të rrugës, pasi që është arritur marrëveshja me KEDS-in.
Gjatë këtij inspektimi i pranishëm ishte edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili teksoi: ”Në këtë pjesë të rrugës janë edhe 78 shtylla të cilat duhet të eleminohen nga rruga, pas arritjes së një marrëveshjes me KEDS-in që të arrihet asfaltimi i rrugës. E falenderojmë ministrin Lekaj që ka gjetur kohë për të vizituar këtë pjesë, dhe për të arritur një marrëveshje për realizimin e plotë të këtij projekti“.