Connect with us

Aktuale

Ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë, jo të gjithë mirëpresin projektin

Published

on

Xhamia qendrore në Prishtinë ka filluar ndërtimin. E realizimi i këtij projekti po ndodh pas disa vitesh polemika e pritjesh. Mirëpo, ani pse tani Komuna e Prishtinës e BIK’u janë dakorduar, disa qytetarë ende nuk po janë të pajtimit që lokacioni është i duhur. Madje dikush po mendon që këtu më mirë do të ishte të ndërtohej ndonjë institucion arsimor. Pas pritjeve dhe polemikave disa vjeçare fillon projekti i xhamisë së madhe. Projekti kushton 30 mln euro

Ky ekskavator ka filluar gërmimet. Nga kjo hapësirë, janë larguar edhe disa pemë që po pengonin realizimin e një projekti.

E këto punime në qendër të Prishtinës, tregojnë fillimin e punimeve për xhaminë qendrore të kryeqytetit që po financohet nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se janë në bashkëpunim me BIK dhe gjithçka po shkon në rregull.

Këto punime kanë nisur pas tri vitesh pritje e polemika.

Por ani pse tashmë zyrtarisht ka filluar ndërtimi i Xhamisë, ende ka ndasi tek qytetarët e kësaj pjese të kryeqytetit.

Mirëpo sipas arkitektit kosovar, Visar Geci kjo xhami do të duhet të ndërtohej sipas projektit të Zaha Hadid

Projekti parashihet të kushtojë mbi 30 milionë euro dhe punimet parashihen të zgjasin rreth tri vite nga koha e fillimit të realizimit të projektit.

Aktuale

Mitrovicë e Veriut, dy persona dyshohen se hoqën shiritin e Inspektoratit për ndërprerjen e punimeve

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Sipas raportit policor, të dyshuarit kishin larguar shiritin për ndërprerjen e punimeve që i kishin vendosur inspektorët dhe kishin filluar punën.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 13.05.2024 nga, rreth orës 08:00-11:30./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Legalizoi objektin 4 kate dhe 1000 m2 truall, Prokuroria jep masë sigurimi për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, dy ish-zyrtarë dhe ish-deputetin

Published

on

Prokuroria e Sarandës ka vendosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet, te dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjec dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha. Gjatë caktimit të masës së lehtë të sigurisë ndaj Demit, mësohet se janë marrë parasysh edhe kushtet specifike familjare të saj, si nënë e dy fëmijëve të mitur, shkruan News 24.com

Njëkohësisht Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave të mësipërm.

Zyrtarët e ndaluar mësohet se kanë legalizuar një objekt 4 kate në hyrje të qytetit të Sarandës me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik, duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2.

Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe regjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumente të falsifikuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending