Connect with us

Aktuale

Pritoret në Prishtinë kanë filluar të emërtohen

Published

on

Muajt e kaluar, Komuna e Prishtinës ka nisur një fushatë duke iu kërkuar kështu qytetarëve që të propozojnë emra në lidhje me pritoret apo stacionet e autobusëve nëpër kryeqytet.

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se prej tani pritorja pranë Katedrales “Nënë Tereza”, do të mbaj emrin “Katedralja”.

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesë e Konferencës së Bankës Botërore “World Bank Land Conference 2024”

Published

on

Një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu së bashku me ekspertet e AKK-së Drenushë Januzi Kukaj dhe Ardita Megjuani, nga 13-17 Maj do të jenë pjesë e Konferencës vjetore të Bankës Botërore për Tokën, e cila po mbahet në selinë qëndrore të Bankës Botërore në Washington DC.

Në këtë Konferencë e cila këtë vit fokusin do ta ketë në politikat për menaxhimin e tokës, faktorët e susksesshëm në administrimin e tokës, vlerësimin e pronës, etj, do të zgjas 5 ditë dhe rekomandimet e eksperiencat që shtetet pritet të marrin nga ky organizim do të jenë shumë të rëndësishme në planifikimin e politikave të tyre për administrim të tokës. Këtë vit në Konferencë po marrin pjesë 21 ministra dhe përfaqësues nga 81 shtete të botës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mitrovicë e Veriut, dy persona dyshohen se hoqën shiritin e Inspektoratit për ndërprerjen e punimeve

Published

on

Policia e Kosovës njofton se dy persona janë shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Sipas raportit policor, të dyshuarit kishin larguar shiritin për ndërprerjen e punimeve që i kishin vendosur inspektorët dhe kishin filluar punën.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 13.05.2024 nga, rreth orës 08:00-11:30./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Legalizoi objektin 4 kate dhe 1000 m2 truall, Prokuroria jep masë sigurimi për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, dy ish-zyrtarë dhe ish-deputetin

Published

on

Prokuroria e Sarandës ka vendosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet, te dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjec dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha. Gjatë caktimit të masës së lehtë të sigurisë ndaj Demit, mësohet se janë marrë parasysh edhe kushtet specifike familjare të saj, si nënë e dy fëmijëve të mitur, shkruan News 24.com

Njëkohësisht Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave të mësipërm.

Zyrtarët e ndaluar mësohet se kanë legalizuar një objekt 4 kate në hyrje të qytetit të Sarandës me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik, duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2.

Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe regjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumente të falsifikuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending