Connect with us

Aktuale

OAK rikërkon që mediat të përfshihen në ligjin për sponsorizim

Published

on

Kërkesa që sektori medial të përfshihet në kuadër të Ligjit për Sponsorizim, përmirësimi i infrastrukturës ligjore për këtë sektor e mosfunksionimi i Ligjit për të Drejtat e Autorit, ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe përfaqësuesve të mediave me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për vështirësitë me të cilat po ballafaqohet sektori medial si pasojë e pandemisë.

Sipas një komunikate, OAK ngriti si çështje rëndësinë e përfshirjes së mediave në kuadër të Ligjit për Sponsorizim që si i tillë do të ndihmonte shumë bizneset e sektorit medial.

“Inicimi i plotësim ndryshimit të këtij ligji duke shtuar si nen në ligjin aktual, jo vetëm që është nevojë por është edhe një ndihmë e madhe pasi që përfshirja e mediave në këtë ligj do të ndikonte që ky sektor të qëndrojë më mirë financiarisht, do të pavarësohen dhe do të kemi media shumë të fuqishme. Gjendja e rëndë në këtë sektor, mungesa e rregullimit të infrastrukturës ligjore, mungesa e IP adresave dhe domenit për Kosovën si dhe marketingu i çrregullt u ngritën ndër të tjera në këtë takim”, thuhet në komunikatë.

Zekirja Shabanaj dhe Ilir Mirena përfaqësues nga mediat online theksuan rëndësinë e përcaktimit të kritereve të sakta dhe kushteve që duhet të përmbushin mediat gjatë regjistrimit në KPM, në mënyrë që të bëhet filtrimi i tyre dhe diferenca mes mediave serioze dhe joserioze.

Ministrja Dumoshi falënderoi për takimin dhe u shprehur e hapur për bashkëpunim, duke theksuar që këtë kërkesë do ta trajtojë me prioritet, duke organizuar grupin punues për të shiquar mundësitë e veprimit në këtë drejtim. Dumoshi po ashtu shpalosi prioritetet e këtij digasteri dhe angazhimet që janë duke i ndërmarr që në kuadër të pakos së rimëkëmbjes të përfshihen edhe kultura, rinia e sporti. Dumoshi shpalosi që janë duke planifikuar grante dhe subvencione në projekte të ndryshme në mënyrë që të përkrahen të rinjët në vetëpunësim.

OAK kërkon nga të gjitha mediat përkrahje në mbështetjen e të drejtave të tyre për ndryshimin e një neni të këtij ligji duke e marrë parasysh se mediat janë në gjendje shumë të rëndë e sidomos pas fillimit të pandemisë, ku një pjesë e madhe e bizneseve dhe institucioneve e kanë ndërprerë apo reduktuar marketingun që është baza kryesore e të hyrave për mediat.

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending