Aktuale
1.3 milionë të papunë të tjerë në SHBA aplikojnë për asistencë financiare
Published
4 years agoon
Sipas Departamentit të Punës në SHBA, mbi 1.3 milionë të papunë të tjerë amerikanë kanë aplikuar për të përfituar kompensim financiar.
Kjo është shenja më e fundit se punëdhënësit janë akoma duke u përballur me kohëra të vështira, ndërsa numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet.
Kjo është realisht java e 16-të rrjesht që numri i kërkesave për asistencë ka rënë nga niveli i lartë një-javor prej 6.9 milionësh në mars. Megjithatë, mesatarja e katër javëve të fundit, në më shumë se 1.4 milionë aplikime në javë, mbetet më e larta historikisht.
Në total, qeveria tha se rreth 18 milionë punëtorë mbeten të papunë edhe pasi miliona prej tyre janë rikthyer në vendet e punës. Një total prej 49,7 milionë punëtorësh kanë përfituar asistencë financiare gjatë katër muajve të fundit.
Shifrat e aplikimeve që nga mesi i marsit kanë qenë tronditëse, duke kapërcyer lehtësisht 695’000 në një javë, që ishte rekordi i vendosur në vitin 1982.
Departamenti i Punës i Shteteve të Bashkuara thotë se rreth 20 milionë punëtorë të pushuar nga puna kanë vazhduar të marrin asistencën e papunësisë në javët e fundit, një shifër që u lehtësua pak javën e kaluar. Por ky është një total që sugjeron se punësimet e reja, ose rikthimi i punëtorëve në vendet e tyre të punës, mezi ka kompensuar shkarkimet e vazhdueshme.
Miliona të papunë janë rikthyer në punë, por ata që kanë mbetur ende pa punë po përballen me vështirësi të reja financiare, ndërkohë që në fund të korrikut skadon rritja prej 600 dollarësh në javë të qeverisë federale që iu shtua përfitimeve për papunësinë të ofruara nga shtetet amerikane. Për më tepër, ekspertët e ekonomisë thonë se punëdhënësit kanë shkurtuar miliona vende pune, duke mos u lënë punëtorëve të dikurshëm hapësirën për tu rikthyer, ose i kanë mbyllur përgjithmonë bizneset e tyre.
Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi po shqyrtojnë se çfarë ndihme shtesë mund të jepet nga qeveria federale për punonjësit e shkarkuar, por asnjë vendim nuk ka të ngjarë të jetë marrë para fundit të korrikut. Ekziston sidoqoftë mundësia për fonde shtesë për të nxitur ekonominë amerikane, por ato fonde mund të shkojnë për bizneset ose qeveritë e shteteve dhe ato lokale, dhe jo drejtpërdrejt te tatimpaguesit ose të papunët.
Presidenti Donald Trump ka thënë se mbështet një raund tjetër prej 1’200 dollarësh pagesash stimuluese për shumicën e taksapaguesve, megjithëse disa nga kolegët e tij republikanë kanë shprehur shqetësime për borxhin kombëtar gjithnjë në rritje të vendit që tani arrin në më shumë se 26 trilionë dollarë. Një propozim tjetër parashikon dërgimin e parave për njerëzit që kthehen në punët e tyre, si një nxitje për t’i detyruar ata të ndalin marrjen e asistencës për papunësinë.
Zyrtarët kryesorë të ekonomisë amerikane parashikojnë që rikuperimi i plotë i vendit nga pandemia do të zgjasë për një periudhë të gjatë, duke u shtrirë deri madje në vitin 2021.
Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell tha një javë më parë se perspektiva afatshkurtër për ekonominë e Shteteve të Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë, mbetet “jashtëzakonisht e pasigurt”. Ai tha se rimëkëmbja varet kryesisht nga vendosja nën kontroll e pandemisë, por më shumë se 50’000 raste të reja të koronavirusit në ditë janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve të fundit, me një rekord të ri prej më shumë se 62’000 të mërkurën.
Pjesa jugore e Shteteve të Bashkuara që i kishte shpëtuar goditjes fillestare të pandemisë në muajin mars dhe prill, është goditur tashmë më shumë. Guvernatorët e tyre rihapën bizneset, disa thonë shumë më herët se ç’duhej, dhe të rinjtë filluan të shoqërohen përsëri në publik në bare dhe restorante, pa ushtruar praktika të tilla të sigurta si veshja e një maske për fytyrën ose duke u distancuar fizikisht me të paktën dy metra nga të tjerët.
Byroja e Statistikave të Punës tha se javën e kaluar niveli i papunësisë në vend u përmirësua në 11.1% në qershor, krahasuar me shifrën zyrtare të majit prej 13.3%. Por shifra e qershorit u përpilua në mes të muajit, përpara rritjes së rasteve të reja të koronavirusit.
Rezerva Federale ka parashikuar që papunësia në Shtetet e Bashkuara do të bjerë në 9.3% deri në fund të këtij viti dhe në 6.5% deri në fund të vitit 2021, një progres më i mirë se sa parashikojnë disa ekonomistë.
Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi tani ka arritur në 132’000, shumë më tepër se çdo vend tjetër i botës, dhe ekspertët e shëndetit parashikojnë se dhjetëra mijëra të tjerë do të vdesin në muajt e ardhshëm./ Gazeta Sinjali/
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login