Aktuale
Policia deklarohet për rastin e rrëzimit të punëtorit në Pejë
Përgjatë punimeve në një objekt në rrugën “Shpëtim Bojku” në Pejë, një punëtor është rrëzuar nga skelet dhe për pak sa nuk ka përfunduar me fatalitet.
Ndërtimi.info ka komunikuar me policinë për detaje më të hollësishme, të njëjtit kanë konfirmuar se shkaqet e këtij rasti ende janë duke e hetuar. Mirëpo, një prej arsyejeve sipas Policisë ka qenë heqja e pajisjeve mbrojtëse gjatë orarit të punës.
“Rasti ka ndodhur në orën 9:30 minuta, ky rast është klasifikuar si heqje e pajisjeve mbrojtëse gjatë orarit të punës. Viktima e këtij rasti është një person me inicialet G.P, nga Peja. Posa kemi marrë informacionet njësitë e Policisë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku viktima është dërguar fillimisht në spitalin rajonal, dhe më pas në QKUK në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Pejë Xhevat Ibraj.
Sipas informacioneve të cilat i ka Policia nga stafi mjekësor i lënduari ka dëmtime të mëdha në kokë, mirëpo, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin në fjalë, Ibraj ka sqaruar më tej se është arrestuar menaxheri i kompanisë. “Me vendim të prokurorit, personit F.K i është shqiptuar masa e ndalimit, ndërsa procedurat në vazhdim varet nga vendimet që do të marrë prokurori. Rasti është ende në hetim e sipër”, ka shtuar më tej Ibraj.
-
Aktuale3 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!
-
Infrastrukturë3 days ago
Foster + Partners zbuloi planet kullën zyre prej 140,000 metra katrorë në Nju Jork
-
Infrastrukturë3 days ago
Industria e ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar optimiste për rritje
-
Infrastrukturë3 days ago
Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi
-
Infrastrukturë3 days ago
Kur është hipokrizi simbolizmi arkitektonik?
-
Infrastrukturë3 days ago
A mundet robotika në arkitekturë të përmirësojë dizajnin dhe ndërtimin e objekteve?
-
Infrastrukturë2 days ago
Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova
You must be logged in to post a comment Login