Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka mbajtur takim me kryetarët e komunave Pejë, Gjakovë, Istog, Deçan dhe Junik, në lidhje me procedimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Kuçi deklaroi se i gjithë plani është i bazuar në ligj. Pa rekomandimet e komunave premtoi Kuçi se nuk do ta dërgoj projektin në finalizim.
“Të fillojmë me proceset drejt normalizimit. ky plan nuk mund të shkoj më tutje pa miratimin e juaj dhe komuniteteve. Gjithçka e bazuar mbi ligjin për parkun kombëtare Bjeshkët e Nemuna”.
“Pa marrë vërejtjet e juaja unë nuk do ta dërgoj në finalizim. Duhet të ruajmë natyrën por ajo ruajtje duhet të jetë në interes të komuniteteve që jetojnë atje”.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka propozuar disa rekomandime që duhet të ndodhin para procedimit të planit për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
“Gjithë jemi në ngjarje më çka ballafaqohet Deçani. Brenda parkut të përcaktohen zonat zhvillimore që do të jenë pronë e Deçanit. Niveli qendror në raport me buxhetin, të ndahet një buxhet për këtë planifikim. I kemi dy vendbanime brenda asaj pjesë, nuk e dinë pse duhet të jenë brenda këto fshatra”.
“I ke projektet për ujë e energji në ato fshatra e nuk mundesh të investosh. Ishte dashur një grup punues me ekspert, nuk dëshirojmë të ketë punime pa leje”.
Kryetari i Junikut, Agron Kuçi, potencoi se 64.5% e qytetarëve të Pejës janë të afektuar nga projekti i Parkut Kombëtar.
“Është mirë të ketë një ligj. Besoj se do të ketë sukses dhe do të jetë i mirë për parkun. 64.5% e qytetarëve janë të varur nga ky park”.
“Nuk duhet të jetë në kundërshtim me ligjet dhe zhvillimin ekonomik e mirëqenien e qytetarëve. Të bëhet zgjidhje e përhershme dhe e qëndrueshme për qytetarët”.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri kërkoi që më vërejtjet e banorëve e komunave të dërgohet projekti në parlament.
“Duhet të dërgojmë sa më shpejt në parlament. Mundet me pas shumë kërkesa, por mundësitë për zhvillim duhet me u parë. Nëse e humbim këtë investim do të humbin qytetarët. Propozimi për ndryshim duhet më rrjedh edhe prej komunës e jo prej Qeverisë”.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini theksoi se nuk duhet të lejohen projektet pa leje. Më pas tha ai se Gjakova në këtë projekt është më pak e prekur, raporton EO.
“Gjakova ndikohet më pak në krahasim me komunat e tjera. Po shohim çdo ditë projekte që dalin pa leje. komunat që ndikohen më shumë nuk guxojmë t’i vonojmë në këtë proces”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, kërkoi që të përfundohet projekti e mos të sillet me vjet. Ai tha se për shkak të zhvillimit të turizmit, duhet t’i hapet rrugë projektit për përfundim.
“Nuk e kam parë të arsyeshme që 1 mijë hektarë të Istogut të hyjnë në atë pjesë të parkut. Është një zonë e pa banuar por me potencial të zhvillimit të turizmit. Duhet t’i jepet mundësia për zhvillim, po bëhet një rrugë nga Qeveria, duhet t’i jap rrugë për ta përfunduar”.
Përfaqësues i 9 fshatrave të Rugovës, Agron Nikqi, kërkoi të implementohen kërkesat e banorëve, përndryshe nuk do të pajtohen me ligjin.
“Kërkesat kanë vajtur që 7 vjet për zonat private brenda parkut për shkelje të të drejtave. Ne i kemi paraparë disa kërkesa në emër të banorëve, nëse nuk implementohen ne nuk pajtohemi me ligjin”.
Flamur Kelmendi përfaqësues i tetë fshatrave paraqiti kërkesat për banorët autokton, për të cilat tha se nëse nuk hynë në kuadër të planit do ta kundërshtojnë këtë plan hapësinor, raporton Ekonomia Online.
“Parku Kombëtar mbron natyrën dhe deversitetin por duhet të mbrohen interesat e banorëve dhe ligjërisht t’i njihet banorëve pronat autoktone. Zona e tretë të banimeve autoktone të jenë të përfshira gjitha zonat private”.
“Të kaloj më menaxhimin e plotë te komunës. Të ndahet fond për 15 fshatrat dhe të ketë subvencione jashtë infrastrukturës. Buxheti të jetë 1 milionë më shumë”, u shpreh ai.
You must be logged in to post a comment Login