Connect with us

Aktuale

Ekonomia e Kosovës tkurret rreth 6 %, vonesa për rimëkëmbje thellon krizën

Published

on

Ekonomia e Kosovës tkurret 5.9 për qind dhe çdo ditë vonesë e realizimit të planit të rimëkëmbjes do të ndikojë në thellim të mëtutjeshëm të rënies ekonomike.

Kështu ka bërë të ditur guvernatori i Bankës Qendrore(BQK) Fehmi Mehmeti, i cili thotë se pandemia Covid-19, përveç pasojave në aspektin shëndetësor, ka dobësuar rëndë perspektiven ekonomike të Kosovës.

Ndonëse, drejtues të odave ekonomike vlerësojnë se nëse me urgjencë partitë parlamentare nuk veprojnë për rishikimin e buxhetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare për rimëkëmbje ekonomike, do të çojë në kolaps masiv bizneset në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti ka thënë për KosovaPress, sa i përket stabilitetit financiar, BQK në vazhdimësi në baza ditore po e ndjek gjendjen e sektorit financiar, i cili është një sektor financiar stabil dhe mirë i kapitalizuar përkundër pandemisë.

“Pas vlerësimit të fundit që kemi bërë ka dalë që rënia ekonomike do të jetë minus 5.9 për qind. Ngjashëm i kemi edhe parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar që parashikojnë të kemi një rënie ekonomike minus 5 për qind, ngjashëm edhe Banka Botërore. Mirëpo, çdo ditë vonesë në aktivizimin e planit të rimëkëmbjes do të ndikojë që të kemi edhe thellim të mëtutjeshëm të rënies ekonomike si në Kosovë, ashtu edhe në nivel global. Ajo çka e bënë të veçantë pandeminë, është që nuk dihen përmasat e saj dhe periudha se sa do të jetë e gjatë pandemia”, thotë Mehmeti.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizimit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi thotë për KosovaPress, se përderisa vendet tjera kanë marrë masa për shpëtimin e ekonomisë së tyre me një mbështetje të vazhdueshme për biznesin dhe për punëtorët e sektorëve të dëmtuar, Kosova ka ngecur në këtë drejtim dhe dëmet janë të pa riparueshme.

Krasniqi ka ftuar të gjitha partitë politike, qeverinë, deputetët që me urgjencë ta miratojnë rishikimin e buxhetit dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare, në mënyrë të hapet rruga për zbatimin e pakos emergjente fiskale dhe fillimit të zbatimit të planit të rimëkëmbjes.

“Vendi ka ngecur me paaftësi në përkrahjes e bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat. Nëse vazhdon kjo gjendje me mungesë të vullnetit të qeverisë, partive politike, deputetëve në parlamentit. Kosova do të përballet me një vështirësi dhe gjendje të jashtëzakonshme që nuk kanë me pasur vendet e tjera. Dëmet do të jenë të pariparueshme për shumë vjet për vendin tonë. Sidomos do të pësoj në rënien e numrit të punëtorëve, uljen e prodhimit vendor, edhe ashtu është me probleme të mëdha, por do të ketë rënie edhe buxheti, si dhe do të kemi një krizë të jashtëzakonshme”, thotë Krasniqi.

Drejtori ekzekutiv i Odë Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka thotë për KosovaPress, se nëse institucionet nuk veprojnë shpejt për rimëkëmbje ekonomike dhe nuk zbatohen masat emergjente për punëtorë dhe biznese, do të ketë kolaps për kompanitë në vend.

“Vonesat për rishikimin e buxhetit dhe aprovimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare të cilat janë burimet e vetme për financimin e këtyre masave që janë paraparë me pakon e rimëkëmbjes, por edhe zbatimin deri në fund të masave që janë paraparë me pakon emergjente fiskale do të çoj në kolapsin masiv të ndërmarrjeve në Kosovës. Pas heqjes ë masave kufizuese një pesë e madhe e kafiterive, restoranteve në vend, megjithatë nuk kanë rifilluar fare punën për shkak se nevojitet një kosto e madhe e rinisjes së punës pas heqjes së masave kufizuese, por në anën tjetër disa prej tyre e kanë të pa mundur që të mbulojnë edhe shpenzimet operacionale të tyre, duke ditur që qarkullimi dhe të hyrat e tyre mbesin të ulëta në kushte të kufizimit të vazhdueshëm”, thotë Zeka.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë se përveç mospajtimeve nga partitë parlamentare, edhe virusi korona i shfaqur tek deputetët dhe sekretaria, mund të shtyjë edhe më tej rishikimin e buxhetit.

“Unë s’mundem me i komentuar krejt zhvillimet brenda partive politike, por po shpresoj që pasi edhe ne kemi biseduar edhe me parti politike, që së paku te pjesa e rishikimit të buxhetit dhe te pjesa e marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë implikime financiare do të ketë lëvizje në javët në vazhdim. Unë kam pritë që do të ketë këtë javë, por tashmë në parlament ekziston edhe një problem teknik shkaku i virusit”, tha Rukiqi.

Ndryshe, pakoja e parë e ashtuquajtur Pakoja Emergjente Fiskale, e cila do të duhej zbatuar në fillim të pandemisë, ende asnjë masë e kësaj pakoje nuk është implementuar tërësisht. Pra, as masa “3a” për subvencionim e pagave nga 170 euro për punëtorët në sektorit privat, si dhe masa “3b” për qiranë e bizneseve 50 për qind nuk janë zbatuar ende.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending