Kriza e klimës po çon në mungesë të ujit të pijshëm në të gjithë botën.
Britanikja Lee King është angazhuar për këtë ide me kompaninë e tij Hydro Wind Energy. Qëllimi i saj është të bëjë diçka për të ndaluar krizën humanitare të mungesës së ujit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, transmeton Telegrafi.
“Dy të tretat e popullsisë së botës janë në rrezik. Vitin e kaluar pati mungesë uji në Kaliforni, si dhe në Cape Town në Afrikën e Jugut”, tha King në një intervistë për mediat e huaja.
“Shtatë milionë njerëz vdesin çdo vit nga pasojat e mungesës së ujit, dhe unë dua të bëj diçka në lidhje me të”, tha ajo.
Testet funksionojnë
King aktualisht ka ngecur në Dubai për shkak të krizës së coronavirusit. Ekziston edhe laboratori ku bëhet testimi i shkripëzimit të ujit të detit. Emri i pajisjes portative është Quench Sea.
“Deti Arabik ka një nga nivelet më të larta të kripës në botë”, thotë King. “Produkti ynë funksionon edhe në këto ujëra. Tashmë kemi shndërruar 18,000 litra ujë të detit në ujë të pijshëm gjatë provave tona dhe pajisja është ende duke punuar”.
Me këtë makinë, një gotë me ujë të pijshëm mund të prodhohet nga uji i detit në pesë minuta.
Produkti më vonë do të kushtojë më pak se dhjetë euro.
Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.
Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.
Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.
Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.
Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.
Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.
Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.
“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.
Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.
Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi
You must be logged in to post a comment Login