Arkitekturë
Krijimi i mobiljeve me ajër nga IKEA dështon për të dytën herë
IKEA shpiku orenditë e sheshta dhe i bëri ato të zakonshme. Ka pasur shumë produkte të cilat përparuarn gjatë viteve, me disa prodhime jetëgjata, si fletoret BILLY dhe karriget POANG.
Në një fragment nga libri i ardhshëm i IKEA-s “Dizajn Demokratik” (që do dalë më 2018), Stina Holmberg përshkruan projektin për “mobiljet me ajër” të cilin ndërmarrja e kishte projektuar më herët dhe jo vetëm që dështoi në vitet 1980, por edhe 20 vjet më vonë.
Ideja ishte për të përdorur elemente plastike elastike për të krijuar mobilje, divane, kolltuqe dhe stole me ajër.
“Mobiljet” e plastikës do të mbusheshin me një tharëse flokësh dhe pastaj të mbuloheshin në pëlhurë në mënyrë që të duken si mobilje “të vërteta”.
Në teori, kjo tingëllon si një ide e mrekullueshme për IKEA-s: ajo në thelb nuk peshon asgjë, mund të jetë super e vogël dhe riorganizohet lehtë ose mund të ruhet kur nuk është e nevojshme. Sidoqoftë, në praktikë – ashtu si gjithkush që ka fjetur ndonjëherë në një dyshek me ajër e di – nuk është gjithnjë e rehatshme, dhe ka shumë gjasa që të rrjedh në një moment, duke ju lënë me një divan të shfryer.
“Ajo që ishte një divan të hënën, ishte një copë pa formë e pëlhurës me pluhur të premten”, shkruan Holmberg. “Dhe të jem i sinqertë, nuk ishte edhe aq i këndshëm, dhe pastaj nxirte zë kur uleshe, një diçka që nuk ishte aspak magjepsëse”. Plus, ata ishin aq të lehtë “të riorganizohen” seqë shpesh “riorganizoheshin” vetë”.




