Connect with us

Aktuale

Reshjet krijojnë një ‘mini-liqen’ në Prishtinë: Rruga në Mati 1 mbulohet e tëra nga uji

Published

on

Nga reshjet e mëdha të shiut, rruga ‘Jakovë Xoxa’ në Prishtinë është mbuluar tërësisht nga uji, ku pamjet që vijnë nga atje duket si një ‘liqen i vogë’.

Gjatë gjithë ditës së djeshme në Kosovë kanë rënë sasi e konsiderueshme e reshjeve të shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë rënë shi 15 orë pa ndërprerë.  Këto reshje kanë përfshirë më shumë pjesën lindore, veri-lindore dhe jug-veriore të Kosovës. Sasia e reshjeve deri në orën 12:00 të ditës së djeshme, sipas IHMK’së, ka qenë mesatarisht rreth 50 ose 60 mm reshje.

E pikërisht nga këto reshje të shumta, rruga ‘Jakovë Xoxa’ në Mati 1 në Prishtinë është mbuluar e tëra nga uji dhe është dëmtuar shumë nga këto reshje.

Qytetarët kanë publikuar fotografi nga kjo rrugë, ku shihen se sa shumë është mbuluar rruga me ujë dhe personi që e ka publikuar fotografinë e ka quajtur si ‘mini-liqen’, shkruan Metro.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të ketë reshje me intensitet më të dobët vazhdojnë lokalisht edhe orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 24C, e në vise malore 11C deri 17C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 4.

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

Published

on

Punëtorët në Gjermani punuan rreth 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023, tregojnë të dhënat e publikuara nga Instituti për Kërkime të Punësimit (IAB).Sipas tyre, më shumë se gjysma e kësaj kohe, 775 milionë orë, mbeti pa u paguar.

Ministria e Punës e Gjermanisë tha se mesatarisht, secili punëtor punoi 31.6 orë jashtë orarit në vitin 2023, prej të cilave 18.4 mbetën pa u paguar.

Komentet erdhën në përgjigje të një pyetjeje parlamentare nga Susanne Ferschl, ligjvënëse nga partia e majtë Die Linke.

“Punëdhënësit kursejnë miliarda në paga duke mos i paguar orët jashtë orarit, ndërsa punonjësit vuajnë nga zgjatja e orarit të punës dhe kërkesat e vazhdueshme për fleksibilitet” – tha Ferschl, raporton DPA.

Sipas të dhënave, totali i punës jashtë orarit vitin e kaluar korrespondon me 835.000 vende të punës me kohë të plotë.

Totali i orëve jashtë orarit në vitin 2023 ra për rreth 100 milionë orë nga viti paraprak, kur punëtorët regjistruan gjithsej 1.4 miliard orë jashtë orarit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

A i fali Kurti 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit?

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot se s’do ta respektojë si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës dorëzimin e draft-statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Gjermania dhe Franca paralajmëruan se s’do të përfshihet në agjendë të Komitetit të Ministrave nëse s’zbatohet “Zajednica”.

Kurti sakrifikoi 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit. E arsyetoi duke thënë se s’pajtohet me vendimin, por po bëhet për hir të anëtarësimit të Kosovës në KiE, shkruan Insajderi.

Në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se s’e pranon si parakusht dorëzimin e draft-statutit të “Zajednicës” në mënyrë që Kosova të sigurojë një vend në Këshillin e Evropës. Draft-statutin e evropianëve e nënvlerësoi, duke thënë se ai nuk dorëzon “non-paper” në Gjykatë Kushtetuese, shkruan Gazeta Insajderi.

“Draft-statuti si dokument dështoi të zyrtarizohej. Si i tillë është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund t’i dërgojë dokumentet që s’janë zyrtare dhe s’janë pranuar në Gjykatën Kushtetuese. Tri herë u tentua që të futej si kërkesë si parakusht për anëtarësim. Që të tri herat u refuzua”, deklaroi ai.

“Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga shtetet që s’e kanë njohur Kosovën. Por asessi nuk e mendonim se pengesë do të jenë shtetet demokratike… Plotësimi i kritereve për anëtarësim në Këshill të Evropës, është moment krenarie për çdo qytetar të Kosovës dhe aleatëve të saj”, shtoi tutje shefi i Qeverisë.

Ky vendim erdhi pasi qeveria gjermane dhe ajo franceze e kërkuan si parakusht shqyrtimin e draft-statutit nga Kushtetuesja.

Megjithatë, Kurti për dallim nga sot, paraqitej si njeri i sakrificave. Ai thoshte se përkundër që s’pajtohet me zbatimin e Manastirit të Deçanit, do ta zbatojë me qëllim që Kosova të anëtarësohet në institucionin evropian për të drejtat e njeriut.

Ndonëse e promovoi si vendim në të mirë të Kosovës, Kurti zgjedhte fjalët më të ashpra për ta përshkruar çështjen e 24 hektarëve tokë përreth Manastirit të Deçanit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending