Featured
Gati për inaugurim rruga më e bukur turistike në Shqipëri, Gramsh-Korçë

Korça dhe Gramshi, së shpejti do lidhen shumë shpejt përmes një aksi rrugor krejtësisht të ri.
Është një rrugë që tashmë është në përfundimin dhe do përshkon një itinerar malor duke nisur nga Gramshi,në luginën e lumit Devoll, disa fshatra me traditë e histori të vjetër, kultura e qytetërime të hershme…gjatë luginës së lumit Devoll.
Në një pikë të këtij segmenti vijojnë punimet edhe për ndërtimin e HEC Moglicës, ku diga e tij do të jetë edhe një nga digat më të larta në botë në llojin e saj.
Por ajo që tërheq vëmendje, siç shkruan atsh, është peizazhi përrallor ku kalon rruga e re, për shkak të thyerjeve të relievit, ujëvarave, kanionit dhe vetë HEC-it.
Do të jetë një aks shumë i bukur turistik. Do të lehtësojë dhe pasurojë jetën e banorëve të atjeshëm. Do të ketë një rrugë të bukur për automobilistët, motoçiklistët dhe çiklistët, do të ketë një liqen të bukur, një kanion përrallor dhe shumë të tjera për tu parë e shijuar”, thotë prefekti i Qarkut të Korçës, Ardit Konomi.
Kjo rrugë do të lehtësojë edhe trafikun që udhëton nga veriu në jug për në Korçë apo dhe pikën kufitare të kalimit në Kapshticë.
