Connect with us

Aktuale

Termocentralet e qymyrit të Ballkanit Perëndimor tejkalojnë kufijtë e ndotjes 6 herë

Published

on

Dy vjet e gjysmë që nga legjislacioni i kontrollit të ndotjes sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që detyroi qeveritë e Ballkanit Perëndimor të zbatojnë normat e BE-së, analiza e re Bankwatch gjen ndotjen e ajrit – kryesisht dioksidin e squfurit (SO2) dhe emetimet e pluhurit mbeten të larta – nga termocentralet me qymyr, duke i marrë frymën komuniteteve në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Edicioni i vitit 2020 i raportit, “Përshtat ose mbyll” (“Comply or Close”), tregon që, në vend që të afrohen më shumë me pajtueshmërinë, emetimet e SO2 në termocentralet e qymyrit të mbuluara nga Planet e Reduktimit të Emisioneve Kombëtare në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi u rritën gjatë vitit 2019.

Emetimet totale të SO2 nga termocentralet e qymyrit në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut tejkaluan afro gjashtë (6) herë sasinë e lejuar nga planet e vendeve në vitin 2019. Fajtorët kryesorë ishin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, por shqetësuese është fakti që kompleksi i termocentralit Bitola në Maqedoninë e Veriut (Manastir) në vitin 2019 dyfishoi emetimet e SO2.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor për të cilin të dhënat e vitit 2019 nuk ishin publikuar në kohën e shkrimit të raportit, kështu që janë përdorur të dhënat e vitit 2018.

Emetimet e SO2 të Kosovës për vitin 2018 shënuan një rritje prej 20% në krahasim me vitin 2017, ose 2.503 ton në numër absolut.

Termocentrali Kosova B në Kosovë mbeti ndotësi kryesor i rajonit, duke lëshuar 5.4 herë më shumë sesa kufiri i lejuar i emetimeve të tij.

Planet Kombëtare për Reduktimin e Emetimeve janë një mekanizëm që lehtëson procesin për vendet për të arritur pajtueshmërinë, pasi kufiri i detyrueshëm i emetimeve është vendosur në nivelin kombëtar, dhe jo për termocentrale individuale. Deri në fund të vitit 2027, të gjitha termocentralet duhet të jenë në përputhje me shifrat apo limitet e caktuara të emetimeve edhe në baza individuale. Të gjitha termocentralet e qymyrit të rajonit, përveç disa më të vogla, përfshihen në plane të tilla.

“Çdo qeveri që insiston në mbajtjen e vazhdueshme të këtyre termocentraleve ndotëse, duhet të rrisë investimet në pajisjet e kontrollit të ndotjes që mund të përputhen me LCP BREF, standardet më të reja të ndotjes industriale të BE-së. Deri atëherë, orët e funksionimit të termocentraleve duhet të shkurtohen për të përmbushur kufijtë e ndotjes në Direktivën e Impianteve të Mëdha Djegëse që vendet janë angazhuar si pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë,” thotë Pippa Gallop, këshilltare e Energjisë së Evropës Juglindore në Bankwatch dhe bashkautore e raportit.

“Gjetjet tona alarmante janë një dëshmi për zvarritjen e këmbëve të qeverive, që tashmë po merr jetë njerëzore. Mijëra njerëz në të gjithë rajonin dhe në vendet fqinje të BE-së po vdesin nga ndotja nga këto termocentrale të thëngjillit. Kjo është e papranueshme,” thotë Davor Pehchevski, koordinator i fushatës ballkanike kundër ndotjes së ajrit në Bankwatch.

“Kosova nuk do të duhet të investojë më në përpjekje me kapacitete të reja të qymyrit. Qeveria e Kosovës duhet të transferojë fokusin drejt politikave të gjelbra dhe mbrojtjes së shëndetit publik,” thotë Rinora Gojani, menaxhere e Programeve në Balkan Green Foundation. /KOHA/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending