Si rezultat i kësaj për mbi 90% të transportit për në Kosovë, bizneset tona detyrohen të shfrytëzojnë transportin e rajonit duke kontribuar në punësimin në rajon dhe buxhetet e këtyre vendeve.
Këto dhe lobimi për rritjen e numrit të kuotave për transportuesit tanë në vendet e rajonit ishin tema të diskutimit të Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Transportit, Arban Abrashi.
Gjithashtu si rezultat i takimeve që OAK ka realizuar me sektorin e transportit ka evdientuar edhe disa barriera që iu drejtuan ministrit Abrashi duke përfshirë kostot e larta për Kartonët e gjelbër ku çdo tre muaj duhet të pajisen kamionët me karton të gjelbër me kosto prej 700 euro për një kamion.
“Mos validimi i lejeve për vendet e treta nga organet e Kosovës në kufi. Të rritet kuota e lejeve turke dhe bullgare në Ministrinë e Infrastrukturës. Sigurimi për Malin e Zi të bëhet pjesë e TPL plus ashtu siç është me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. ATK të njohë shpenzimet e skanerit që paguajnë bizneset në Shqipëri. Për këtë shpenzim prej 22 euro për kamionë dogana shqiptare nuk lëshon asnjë faturë. Kurse ATK pa faturë nuk i njeh këto shpenzime. Gjithashtu një kërkesë tjetër që Oda e Afarizmit ka lobuar edhe më herët është rregullimi i rrugës për bizneset që operojnë në zonën e Harilaqit, të cilat po përballen me probleme infrastrukturale. Kjo rrugë kambeshtje nga Komuna e Fushë Kosovës. Këto biznese kanë bërë investime të mëdha në këtë zonë dhe cilësohen si biznese të mëdha dhe shumë të suksesshme në veprimtarinë e tyre por kushtet jo të mira infrastrukturale po paraqesin një problem shumë të theksuar për këto biznese. OAK ka vizituar këtë zonë dhe ka mbajtur takime me përfaqësuesit e këtyre bizneseve, dhe lidhur me këtë kërkesë kemi marrë premtimin që shumë shpejtë do të fillohet të rregullohet kjo rrugë mirëpo ende nuk është iniciuar asgjë, u tha ndër të tjera në këtë takim”, thuhet në komunikatën e OAK.
Ministri Abrashi falënderoi OAK-në për takimin dhe delegimin e këtyre barrierave duke u zotuar se do të rrisë bashkëpunimin me OAK-në për të adresuar dhe zgjidhur çështjet të cilat janë brengë e palëve të përfaqësuara nga kjo odë e që janë në domenin e këtij digasteri.
Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi – kryetar, Arsim Selmonmusaj – nënkryetar, Diamant Elshani – sekretar i bordit, Hasan Gigollaj – anëtar bordi dhe Qendresa Ibrahimi – koordinatore e OAK-së.
You must be logged in to post a comment Login