Connect with us

Aktuale

Trusti mund të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike, gjysma e kontribuesve kanë pak mjete në llogari

Published

on

Përhapja e pandemisë ka ndikuar në të hyrat e Fondit të Kursimeve Pensional të Kosovës duke pësuar rënie deri në 1 për qind.

Ndërsa vlerësohet se ka qëndrueshmëri afatgjate si shkak i ngritjes së të hyrave në nëntë për qind vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi tha për Ekonomia Online se siguria e mjeteve është e varur nga siguria e ekonomisë.

Sipas tij, vetëm 30 për qind në Kosovë janë mjete të investuara, kurse 70 për qind janë tregje financiare.

Andaj thotë ai se deri me tani tregjet dhe ekonomia botërore është pozitive, por që kjo varet prej disa parametrave të matshem ose të parashikueshëm.

“Ndikim ka pasur që nga mesi i shkurtit kur ka prekur Kinën është prekur globalisht tregjet financiare dhe ka pasur rënie. Është rikoperuar plotësisht rënia ka lëvizje dhe luhatje prapë pasi pandemia po rishfaqet, nuk ka qetësi”.

“Në faza të ndryshme ka pasur deri në 8 për qind rënie pastaj është rikoperuar aktualisht është nën një për qind. Pozitive është se kemi një qëndrueshmëri afatgjate, pasi vitin e kaluar kishim ngritje deri në 9 për qind, në total jemi 49 për qind prej themelimit”.

“Siguria e mjeteve varet nga siguria e ekonomisë, rreth 30 përqind i kemi në Kosovë të investuara, kurse 70 për qind janë tregje financiare. Shëndeti i tregjeve dhe ekonomisë botërore është pozitiv është i mirë edhe investimet do ta kenë të njëjtin shëndet e siguri”.

“Nuk ka asnjë gjë apsolute të sigurt në botë, gjërat nuk mund të parashikohen në tregjet financiare nuk po mund të parashikohet as pandemia. Dëmi ekonomik është i madh, por do të shohim se si do të refketohet dhe si do të jenë masat e ekonomive kryesore dhe fondeve”.

Demi potencoi se mjejtet në Trust mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike.

Siç tha ai do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe qarkullimin e parasë.Por deklaroi ai se është dekurajuse se gjysma e kontribuesve kanë më pak së një mijë euro në llogari, raporton EO.

“Është normale që stimulimi i ekonomisë të ndodhë duke i dhënë mundësinë që të futet në treg qindra miliona euro por është herët të flitet pa kaluar ligji”.

“Por një skenar i tillë do të ishte pozitiv në rritjen e konsumit dhe qarkullimin e parasë. Është dekurajuse se rreth gjysma 300 mijë kontribues kanë më pak së një mijë euro në llogari, efekti nuk do të jetë në shumicën e llogarimbajtësve që kanë bilanc më të madh, vetëm 20 për qind”.

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending