Connect with us

Aktuale

Tri paga për pozitën e njëjtë në ministri

Published

on

Tash 4 muaj Ministria e Arsimit është duke paguar 3 persona për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni. Kjo po i kushton MASH-it mbi 3 mijë euro në muaj. Paga e një sekretari të përgjithshëm në Ministri është 1.171 dhe në bazë të përvojës shkon në mbi 1.200. Në shkurt të këtij viti Qeveria Kurti kishte vendosur që disa ministri t’i shkrinte në një, me ç’rast ajo e Arsimit dhe e Inovacionit janë bërë bashkë. Sekretarët e tyre kanë kaluar në lista tepricë për t’u sistemuar në pozita ekuivalente.

Por, që nga atëherë ish-sekretari i MASH-it, Ekrem Kastrati, dhe ai i Inovacionit, Hajriz Koci, nuk janë caktuar në pozita të tjera dhe vazhdojnë të paguhen sipas pozitave që i kanë pasur, raporton KOHA.

Meqë MASH-i, kishte mbetur pa sekretar, ish-ministrja e këtij institucioni, Hykmete Bajrami, e pati emëruar si ushtrues detyre të sekretarit të Ministrisë bashkëpartiakun e saj, Agim Bërdynën, duke e çuar në 3 numrin e personave që paguhen si sekretarë në MASH.

Sipas Arton Demasaj nga organizata “Çohu”, në Ministrinë e Arsimit është dashur të vazhdonte njëri nga dy ish-sekretarët e jo të emërohej edhe i treti, meqë, sipas tij, kështu po dëmtohet buxheti. Ai ka rekomanduar që Qeveria sa më parë të bëjë zgjidhje për të gjitha ministritë dhe duke i sistemuar në pozita ekuivalente ata që kanë mbetur në listën tepricë.

Ish-sekretari i Ministrisë së Inovacionit, Hajriz Koci dhe ai i Ministrisë së Arsimit, Ekrem Kastrati kanë thënë se janë në pritje që Qeveria të marrë një vendim për sistemimin e tyre. Që të dy e kanë konfirmuar se po vazhdojnë të paguhen më pagë të plotë.

“KOHA” ka kërkuar qëndrim nga Qeveria e Kosovës por e njëjta sugjeroi që përgjigjet të kërkohen nga MASH-it. E në këtë ministri përmes përgjigjes me shkrim kanë thënë se varet nga Qeveria nëse do ta lejojë këtë situatë apo do të marrë një vendim për këto pozita.

 

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending