Connect with us

Aktuale

Projekte kapitale që Lirak Çelaj i premton për Prishtinën

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj ka shpalosur sot Platformën Zgjedhore, e cila përmban tetë pika për zgjidhjen e problemeve kryesore që ka sot kryeqyteti.

Çelaj ka premtuar se me të marrë udhëheqjen e Prishtinës, do të bëjë parkingje nëntokësore, duke paraparë edhe pagimin e një takse për të hyr në qendër të Prishtinës, vënie të kamerave për sigurim, ndriçim të rrugëve dhe hyrjeve të ndërtesave.

Madje ai ka premtuar edhe zgjerimin me rrjet të ngrohjes së qytetit, e cila ishte paraparë të përfundoj këtë vit.

U premtuan edhe ndërtimi i shkollave, çerdheve, parqe dhe për çdo lagje nga një fushe rekreative sportive.

Duam ta bëjmë Prishtinën destinacion, jo tranzit. Aktualisht, Prishtina është qyteti më i shëmtuar. Me ne, njerëzit do të vijnë enkas për ta parë qytetin”, tha ai.

Këto janë 8 pikat e programit “Forca e ndryshimit për Prishtinën 2017-2021”:1. Prishtina e shpejtë – që përfshin Trafik funksional, parkingje nëntokësore, si dhe parashihet një taksë për të hyrë në qendër të qytetit. Kjo taksë, sipas Çelajt, parashihet të vihet me qëllim të pengimit të hyrjes së makinave në qendër të qytetit dhe shkaktimin e kaosit në trafik.

  1. Prishtina e sigurt – është kapitull që i dedikohet sigurisë në kryeqytet, theksoi kandidati për kreun e Prishtinës, Lirak Çelaj, i cili premtoi se do t’i vendosë kamerat e sigurisë, do t’i bëjë me ndriçim hyrjet e banesave dhe rrugëve, si dhe do të ketë patrulla mobile të punëtorëve socialë.
  2. Prishtina e ngrohtë – është kapitull i veçantë që parasheh përdorimin e energjisë eficiente, si dhe implementimin e projektit për ngrohje me njehsor, duke mos u bërë pagesa për sipërfaqet që nuk ngrohen, me çka parashihet të bëhet ulje e faturës së energjisë deri 40%. Me këtë projekt, sipas Celajt, parashihet të bëhet zgjerimi i ngrohjes së qytetit dhe hapjen e ngrohtoreve për lagjet e caktuara, ku po ashtu parashihet kostoja e ngrohjes të pëson ulje deri 40%, duke ruajtur ambientin dhe duke penguar ndotjen nga ngrohja me qymyr apo me dru.
  3. Prishtina 24 orë – parashih të ndërtohen parqe për fëmijë dhe për çdo lagje nga një fushë rekreative- sportive, si dhe një kapitull i veçantë do të jetë që të fuqizohet industria e clubbing-ut, dhe tradita e kalimit të kohës së lirë në hapësira të planifikuara për këtë. Çelaj theksoi se përpos pishinës në Gërmi, do ta aktivizojë edhe patinazhin, zonën e Gollakut për moto cross e fusha tjera për sportet që aktualisht i mungojnë kryeqytetit.
  4. Prishtina destinacion – është kapitull që i kushtohet ruajtjes dhe konservimit të qytetit të vjetër të Prishtinës, teatrit të qytetit dhe Prishtina të bëhet qytet i festivaleve. Për këtë, ai tha se kemi kushte dhe mundësi, kurse me veprime në terren do ta bëjmë Prishtinën si destinacion, jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.
  5. Prishtina që parandalon – është pikë e rëndësishme e platformës zgjedhore, e cila në fokus ka parandalimin e dukurive negative, për rininë, për familjet si dhe kujdesin për pleqtë. Për këtë qëllim, ai theksoi se do të ndërtojë tri këshillimore, për të parandaluar dukuritë negative apo mosmarrëveshjet në familje dhe duke u kujdesur për moshën e tretë.
  6. Prishtina e dijes – është pikë e programit qeverisës në mandatin e ardhshëm, duke u fokusuar në ndërtimin e tri shkollave dhe tri çerdheve në lagjet që kanë më së shumti nevojë, duke ia ofruar mundësinë e qasjes së lehtë për nxënësit, si dhe lehtësim për familjet që nuk mund të gjejnë mjaftë vende të lira në çerdhe që menaxhohen nga komuna.
  7. Prishtina digjitale – është pikë e fortë e platformës qeverisëse, me çka parasheh ndërtimin e një Qendre Ndërkombëtare të Teknologjisë Informative, inkubator për biznese të Teknologjisë Informative, si dhe Industrisë kreative në këtë fushë.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending