Arkitekturë
Top dhjetë ndërtesat më të çuditshme në botë
Të shohësh ndërtesa të bukura syri juaj sigurisht që është adaptuar. Ju mund të keni vetë një shtëpi të bukur, ose të keni në lagjen tuaj një ndërtesë që tërheqë vëmendjen me planin dhe mënyrën aq të mirë me të cilën është projektuar. Por, a iu ka ndodhur të shihni ndërtesa të çuditshme? Ndërtesa, këto të cilat në të njëjtën kohë mund të duken të rrezikshme, interesante e ndoshta të mos mund ta akcpetosh faktin se janë objekte?
Nëse jo, atëherë ne ju sjellim disa prej këtyre ndërtesave që t’i vlerësoni edhe ju, me një sy kritik.
10. Për nga radhitja vendin e dhjetë e zë biblioteka kombëtare në Kansas, në SHBA. Kjo ndërtesë është shumë e çuditshme, ajo as nuk duket të jetë sikur ndërtesë. Ajo ka si mur “mbështjellës” libra me autorë të ndryshëm. Edhe më e çuditshëm është mënyra se si është dekoruar inventari i brendshëm. Muret e kësaj ndërtese nuk janë të bëra me fasadë e as me ndonjë lloj tjetër materiali. Ato janë të gjitha të shkruara me shkronja të cilat lehtësisht mund t’i lexosh.
9. Muzeu i punës – ai është i ndërtuar në atë mënyre që duket sikur është duke u rrëzuar. Me të qarat të cilat I ka jashtë në mure dhe me pullazin në formë tarrace duket të jetë ndërtesë jashtëzakonisht e vjetër. Gjithçka është në mënyrë të mbrapshtë, bilës edhe thënia “Mirë se erdhët”.
8. Ndërtesa e basketbollit në Ohio
I punuar në vitin 1997, kjo ndërtesë basketbolli është mjaftë e veçantë. Forma e saj prej një shporte e bënë të jetë unike. Objekti në fjalë të gjithë pjesën e sipërme sikurse një tarracë, e cila nga kati i fundit i kësaj ndërtese të lartë shumëkatëshe jep një pamje mahnitëse.
7. Kullat dinamike në Dubai
Janë gjithsej katër kulla të radhitura njëra pas tjetrës dhe të kanë formë të mahnitëshme dhe të çuditshme njëkohësisht. Kur t’i shohësh këto kulla gjëja e pare që mund të shkoj ndërmend është “Si kanë mundur ta bëjnë këtë”?
- Muzeu për art në Vienë
Është ndërtuar gjatë shekullit të 18-të. Sipër tij ka një vend për një shtëpi të vogël e cila ndodhet në mënyrë të mbrapshtë. Kjo i bie se pjesa e çatisë ndodhet në vendin ku do të duhet të ndodheshin themelet e kësaj shtëpie.
- ” Habitat 67 in montreal”
Kjo ndërtesë ndodhet në Kanada. Ajo është e ndërtuar në atë mënyrë që ka devijimet vijnë njëra mbi tjetrën që e bëjnë edhe më interesant këtë ndërtesë. Ajo është shumë afër detit, është vetëm rruga ajo që e ndanë ketë objekt nga deti.
- Projekti në Mbretërinë e Bashkuar
Nëse e shikon këtë objekt ju mendoni se ai i përket marsit dhe jo tokës. Aty mund të gjeni të gjitha botanikën dhe zoologjikën nga e gjithë bota. Ky është i vetmi vend ku klima tropikale gërshetohet me atë më të ftohët.
- Ndërtesa në formë atomi, Belgjikë
Shumë kush mund të mos e besoj faktin se ajo është një ndërtesë, ajo është konstruktuar në vitin 1998. Reflekton shumë dhe kjo për arsye të materialit “vezullues” i cili është përdorur, ka gjithsej shtatë objekte në formë të topave, prej të cilëve disa janë më të lartë e disa më të ulët. Gjatë natës jep një pamje mahnitëse.
2. Ndërtesa “gangster” prej druri në Rusi
Kjo ndërtesë duket të jetë shumë e vjetër, dhe në të njëjtën kohë të duket e rrezikshme të qëndrosh në të sepse mendon se do të mund të rrëzohet në çdo kohë. Ajo është e lartë rreth 20 metra nga toka dhe ka shumë devijime. Duket se përkon më shumë me stinën dimërore.
1.Pallati ideal në Francë
Ky pallat është ndërtuar para 600 viteve, dhe ende vazhdon të jetë funksional për vizitorët. Ai ka një konstruksion fantastik, muret e tij janë të koleksionuara në atë mënyrë sa që as një pjesë e vetme e këtij pallati nuk kalon pa qenë i dizajnuar.
/Ndertimi.info/
You must be logged in to post a comment Login