Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë mbi projekte të përbashkëta, në fushën e trashëgimisë kulturore duke iu përshtatur kontekstit të ri, mbarëbotëror të pandemisë së COVID-19.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi një takim me ambasadoren e Greqisë, në Tiranë, Sophia Philippidou me të cilën biseduan mbi mbi projekte të përbashkëta, në fushën e trashëgimisë kulturore, digjitalizimit dhe shkëmbime ekspertësh, duke iu përshtatur kontekstit të ri, mbarëbotëror
“Situata post Covid-19, na vendosi përpara kërkesave të reja. Me ambasadoren e Greqisë, në Tiranë, Sophia Philippidou, ndamë ide mbi projekte të përbashkëta, në fushën e trashëgimisë kulturore, digjitalizimit dhe shkëmbime ekspertësh, duke iu përshtatur kontekstit të ri, mbarëbotëror”, u shpreh ministrja Margariti./ATSH/
You must be logged in to post a comment Login