Connect with us

Trashëgimia

Shpella me 51 mijë statuja guri

Published

on

Më 11 maj, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi shpellat “Yungang” në qytetin Datong të provincës Shanxi në Kinën Veriore, për të inspektuar punën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Ai u shpreh se shpellat “Yungang” shfaqin karakteristikat e kulturës kineze dhe historinë e shkëmbimeve kulturore midis Kinës e vendeve të huaja, dhe janë një thesar i qytetërimit njerëzor.

Shpellat “Yungang” gjenden në rrëzën jugore të malit Wuzhou, 16 kilometra larg qytetit Datong. Shpellat u ndërtuan sipas formës së malit dhe shtrihen për rreth 1 kilometër. Tani kanë mbetur 45 shpella kryesore me mbi 51 mijë statuja guri të Budës. Shpellat “Yungang” janë ndër grupet më të mëdha të shpellave të lashta në Kinë, dhe bashkë me shpellat “Mogao”, shpellat “Longmen” e shpellat “Maijishan”, janë të njohura si katër thesaret kryesore të artit kinez të shpellave./CRI

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending