Connect with us

Aktuale

Bizneset kërkojnë nga Qeveria reagim emergjent në mbrojtjen e tyre

Published

on

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mbajti takim virtual me bizneset anëtare për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar si rezultat i pandemisë dhe propozimet për pakon e rimëkëmbjes, vonesa e të cilës i ka shkaktuar dëme të mëdha bizneseve dhe të punësuarve të tyre edhe ashtu të rënduar nga situata pandemike.

“Gjatë këtij takimi u prezantuan disa nga pikat për të cilat u dakorduan bashkarisht që duhet te jenë të përfshira në pakon për rimëkëmbje ekonomike, e cila do të kontribuonte në tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në njoftimin për media.

Avni Haliti nga biznesi Intersoft A Computers theksoi sfidat me të cilat është duke u përballur si biznes gjatë kësaj periudhe, ku edhe pse nuk e kishte të ndaluar ushtrimin e veprimtarisë nga ana e institucioneve problem ishte izolimi duke rezultuar në mungesë të klientëve. Gjithashtu Haliti theksoi rëndësinë e komunikimit të ngushtë në mes institucioneve dhe bizneseve në mënyrë që pakot të jenë sa më të mira dhe të tejkalohet kjo situatë me sa më pak dëme. Kritikat nuk munguan as për ekzekutimin e pakos së parë, e cila kishte shkaktuar pakënaqësi të shumta.

Arber Halilaj përfaqësues nga biznesi R&Rukolli theksoi që recesioni ekonomik pas pandemisë është i pashmangshëm, e madhësia e të cilit do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë në Evropë dhe mënyra e hapjes së ekonomisë. Gjendja e shkaktuar nga pandemia ka prekur njëkohësisht ofertën dhe kërkesën.

Duke listuar dëmet që i janë shkaktuar këtij biznesi në veçanti, Halilaj shpalosi disa propozime post covid, e të cilat përfshijnë: riprogramimin e kredive për së paku edhe 3 muaj të tjerë, subvencionimi i shpenzimeve operative për bizneset, shteti të zhvillojë një program të garantimit të huasë përmes Fondit të garancisë kreditore, rëndësia e unifikimit të tregut shqiptar, përmes heqjes së të gjitha pengesave e barrierave tarifore apo jotarifore, duke e stimuluar kështu rritjen e eksportit dhe prodhimit si dhe aspekti i implementimit teknik të masave të rimëkëmbjes së bizneseve të jetë sa më i thjeshtësuar tha ndër të tjera Halilaj.

Artan Qenaj nga Furra e bukës Saranda theksoi rënien rreth 80% të të hyrave, meqë kishte rënie të klientëve si pasojë e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve përderisa biznesi punonte në orar të zgjatur. Gjithashtu kritika kishte edhe për kompensimin e stafit për kategorinë e 100 eurove shtesë, nga të cilat kanë përfituar vetëm punëtorët në shërbim dhe jo edhe ata në prodhim, dhe në lartësinë vetëm 80 euro.

Vigan Salihu nga Scan Color Jysk theksoi se ende ka shumë paqartësi sa i përket ekzekutimit të pakos së parë lidhur me subvencionimin e pagave për të punësuarit në shumën prej 170 eurove dhe kompensimin e qirave, andaj theksoi se është e domosdoshme që pako e rimëkëmbjes të jetë lehtë e aplikueshme dhe të insistohet që të jetë shumë më e qartë.

Sa i përket pakos së rimëkëmbjes theksoi rëndësinë e ofrimit të kredive afatgjata dhe me grejsperiudhë së paku një vit, me 0 % interes, e cila do të ndihmonte bizneset. Subvencionimi i interesave për shtyerjet e kredive që janë bërë paraprakisht, të paktën në një masë të caktuar do të lehtësonte bizneset në tejkalimin e kësaj situate.

Fatos Xhemajli nga eConnect theksoi që si biznes kanë funksionuar mirëpo klientët e tyre kanë qenë të mbyllur gjatë kësaj kohe. Xhemajli theksoi rëndësinë e të qenurit të unifikuar dhe insistues në kërkesat e tyre në mënyrë që bashkarisht të tejkalojnë këtë periudhë.

Gezim Selimi nga Industria e Mishit Calabria theksoi rëndësinë e përkrahjes së prodhuesve vendor dhe konsumit të produkteve të tyre, duke reduktuar tvsh-në për 10%. Gjithashtu kërkoi që ekzekutimi i pagesave nga rrjeti i marketeve duhet të bëhet në periudhë më të shkurtër në mënyrë që podhuesit të operojnë pa vështirësi.

Besfort Berisha nga biznesi AMC, i cili merret me dhënien me qira të pajisjeve për organizim të eventeve, festivale, dasma e të ngjashme të fushës së argëtimit, si shqetësim shpalosi faktin se kompanitë e këtyre shërbimeve kanë afekt shumë të madh meqë eventet janë ndalë dhe janë shtyer për vitin tjetër e shumë festivale janë anuluar komplet. Kjo do të thotë që gjatë një viti do të ndikojë në reduktim të stafit dhe mosgjenerim të të hyrave gjatë kësaj periudhe, andaj së paku për ruajtjen e stafit profesional është e domosdoshme ofrimi i kredive për mbulimin e pagave të stafit.

Ky problem nuk ndikon vetëm tek kompanitë por edhe tek kontraktorët. Po ashtu kreditë që kanë ky sektor, është e domosdoshme që të shtyhen për një vit të plotë pasiqë këto kompani nuk kanë si të kthejnë mjetet nëse nuk arrijnë të paktën një sezonë të plotë të funksionojnë dhe gjenerojnë të hyra sipas planifikimeve, meqë natyra e tyre është aktiv kryesisht në muajt e verës.

OAK duke u bazuar në kërkesat e drejtpërdrejta të bizneseve ka përgatitur dokumentin me propozimet në mënyrë që pako e rimëkëmbjes të jetë një pako e mirëfilltë që do ti dalë në ndihmë biznesit. /Telegrafi/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending