Studiuesit vunë re se është një “zbulim unik” që hedh dritë në jetën e përditshme të banorëve të qytetit antik të Jerusalemit.
Një ekip arkeologësh izraelitë njoftuan zbulimin e një sistemi unik të dhomave nëntokësore që datojnë rreth dy mijë vjet dhe është pranë qytetit të vjetër të Jerusalemit.
Ky sistem, i pari në llojin e tij i zbuluar në zonën e Murit të Vajtimit, u ekspozua në gërmimet e kryera nga Autoriteti i Antikitetit të Izraelit në kompleksin “Beit Straus”, nën sallën hyrëse në tunelet e Murit.
Studiuesit supozojnë se kompleksi është përdorur nga banorët e Jerusalemit gjatë periudhës së hershme Romake, para shkatërrimit të Jerusalemit dhe Tempullit të Dytë.
Kompleksi ka dy dhoma dhe një oborr.
“Ky është një zbulim unik”, thanë Barak Monnickendam-Givon dhe Tehila Sadiel, drejtorë të gërmimeve në emër të Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit.
“Ju duhet të kuptoni se dy mijë vjet më parë ishte një zakon për të ndërtuar me gur në Jerusalem, siç është sot. Pyetja është, pse janë investuar kaq shumë për ndërtimin e dhomave të nëntokës”?, pyetën ata.
You must be logged in to post a comment Login