Lumir Abdixhiku, që është raportuar se nuk do të jetë e pjesë e Qeverisë Hoti, nëse Kushtetuesja lejon formimin e saj, po i kushton veçmas kujdes Prishtinës. Pasi u mor me rrethin në Veternik që u rregullua në afatin që e dha publikisht, Abdixhiku ka caktuar një afat tjetër për rregullim të “përpjetëzës së Veternikut”, duke e quajtur këtë pjesë simbol të neglizhencës. Shpend Ahmeti për Gazetën Express tregon se akuza e Abdixhikut s’kishte lidhje me të, por për këtë u përgjigj Pal Lekaj duke e akuzuar LDK’në.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, dje i ka dhënë 40 ditë afat për përfundimin e rrugës së Veternikut, ndërsa sot ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për rregullimin e hyrjes së kryeqytetit në këtë pjesë.
Në ceremoninë e nënshkrimit bashkë me kryetarin e Prishtinë Shpend Ahmetin, Abdixhiku njoftoi se do ta transformojnë hyrjen e Prishtinës.
“Me Lumirin nenshkruam marreveshjen per mbikalimet në hyrje. Kjo një prej disa projekteve të përbashkëta”, shkroi kryetari i Prishtinës.
Kjo marrëveshje pasoi pasi Abdixhiku nisi punimet në rrugën e Veternikut, për të cilën tha si më e frekuentuara, në kryeqytet, ajo paraqet simbol të neglizhencës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një përgjigje për Gazetën Express, tha se Komuna nuk mund të fajësohet për neglizhencë për këtë rrugë sepse, sipas tij, Ministria e Infrastrukturës e ka për detyrë ta mirëmbajë atë
“E gjithë ajo rrugë e cila pastaj lidhet me rrugën për Mitrovicë është rrugë magjistrale e cila menaxhohet dhe mirëmbahet nga ministria. Rrjedhimisht dhe projekti për zgjerimin e kësaj rruge ka qenë projekt i ministrisë. U bënë tash disa vite që një problem i shembjes së dheut nuk është rregullu. Prandaj, nuk e di si ta quaj neglizhencë apo çka por nuk është hera e parë qe unë kam kërkuar që sa më shpejtë të rregullohet ajo pjesë. Kanë qenë arsyetimet e ndryshme, dhe dje e kemi parë edhe zotimin e Minsitrit Abdixhiku që kjo pjese do te përfundohet”, ka thënë Ahmeti.
E Abdixhiku tha se punimet në Veternik do të zgjasin 40 ditë dhe se do të punohet ditë e natë.
“Kjo përpjetēze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqyet, ajo simbolizon neglizhencë. 40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur” , ka shkruar Abdixhiku.
Megjithatë, Ministri në detyrë nuk është përgjigjur në pyetjen e Gazetës Express se për kë e ka pasur fjalën, kur akuzoi për neglizhencë.
Pr, paraardhësi i Abdixhikut në ministrinë e Infrastrukturës, Pal Lekaj i AAK’së, thotë se neglizhenca e shëmtia e Veternikut është nisur nga LDK’ja.
“Të gjitha investimet që sot po proklamohen, janë të ideuara e të filluara nga mandati im. Kryeqyteti i Kosovës asnjëherë nuk është trajtuar ne mënyrën e duhur, sikur në kohën e qeverisë Haradinaj, duke përfshirë edhe trajtimin infrastrukturore. Sa i perket, “shëmtisë se Veternikut dhe neglizhences”, është nisur si e tillë nga bashkëpartiaket e ministrit aktual dhe poshtu edhe dëmet e shkaktuara kanë ndodhur nga bashkëpartiakët e tij. Pra nuk ka patur neglizhencë, por ka patur angazhim permanent për gjetjën e një zgjidhje të qëndrueshme inxhinierike.
Abdixhiku, sipas konfirmimeve brenda LDK’së, ka abstenuar në mbledhjen e Kryesisë kur janë pozicionuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, që u bë me mocion të nisur nga kjo parti. Edhe pse ndaj tij ka pasur komente pozitive për drejtimin e Ministrisë, është raportuar se ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e Qeverisë tjetër, që LDK’ja po pretendon ta formojë në krye me Avdullah Hotin.
You must be logged in to post a comment Login