Connect with us

Aktuale

Kusari-Lila i reagon AAK-së për publikimin e emrave të protestuesve

Published

on

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj publikimit të emrave të protestuesve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila është në pozitë në Gjakovë.

AAK gjatë ditës së sotme i ka publikuar emrat e disa prej protestuesve të cilët u ngritën kundër zgjerimit të rrugës “Nënë Tereza”  cila gjendet në qendër të Gjakovës. Nga kjo parti protestën e qytetarëve e kanë cilësuar si të motivuar nga opozita në këtë komunë.

“Sa i përket disa zërave kundër këtij projekti, kryetari Gjini ka thënë se këto pakënaqësi janë të motivuara nga subjektet politike të opozitës, të cilat në secilin projekt të komunës tentojnë të krijojnë situata të tilla të ndikuara politikisht, duke iniciuar peticione apo tubime pakënaqësie, që e cila sjellë vetëm pengesë për zhvillimin e komunës së Gjakovës” ka thënë Komuna përmes një njoftimi.

Kurse më vonë partia e Ardian Gjinit, kryetarit të Gjakovës, i ka publikuar edhe emrat e disa prej qytetarëve pjesëmarrës në protestë, në mesin e të cilëve kishte edhe asambleistë nga radhët e Vetëvendosjes dhe Alternativës.

Për publikimin e këtyre emrave ish-kryetarja e Gjakovës, Kusari-Lila, ka thënë se është metodë e ulët dhe primitive.

“Listimi i “kundërshtarëve” publikisht, është metodë e njohur për të gjithë ne që e mbajmë mend sistemin represiv të Serbisë në Kosovë. Kjo është metodë e agresorëve për të frikësuar të lartëpërmendurit dhe për t’i paralajmëruar të tjerët nëse vendosin të ju bashkohen”, ka thënë Kusari-Lila në një postim në Facebook.

Ajo më tej ka shtuar se degradimi i Gjakovës nuk është e drejtë e garantuar me votë.

“Përdorimi i argumentit të forcës në vend të forcës së argumetit sjellë dhunë dhe synon diktatin.
E Gjakova kurrë nuk i është nënshtru diktatit, aq më pak kur liria e shprehjes është paguar shtrenjtë”, ka shtuar ish-kryetarja.

Postimi i plotë i Mimoza Kusari-Lila:

“Nëse nuk besojmë në shprehjen e mendimit të lirë të atyre me të cilët nuk pajtohemi, ne nuk besojmë në liri”.

AAK – dega në Gjakovë, si parti në pushtetin lokal paska vendos me i shënu publikisht emrat e disa prej protestuesve të sotëm të cilët zgjodhën metodën demokratike të garantuar me ligj dhe kushtetutë, atë të protestës, për të shprehë kundërshtinë e tyre me nisjen e punimeve pa projekt e pa vizion nga Kryetari i komunës së Gjakovës. Shto kësaj edhe degradimin mjedisor dhe cenimin e lirisë së lëvizjes që ky zgjerim i rrugës automobilistike sjellë në zemër të qytetit.

Listimi i “kundërshtarëve” publikisht, është metodë e njohur për të gjithë ne që e mbajmë mend sistemin represiv të Serbisë në Kosovë. Kjo është metodë e agresorëve për të frikësuar të lartëpërmendurit dhe për t’i paralajmëruar të tjerët nëse vendosin të ju bashkohen.

E ultë dhe primitive kjo metodë. Dega e AAK – së në Gjakovë është dashtë ta kuptojë shumë më parë se frikësimi apo shantazhimi i kundërshtarëve të tyre as nuk pin ujë dhe as nuk jep efekt. Ndërsa, degradimi i Gjakovës nuk është e drejtë e garantuar me votë, por e kundërta e saj.
Përdorimi i argumentit të forcës në vend të forcës së argumetit sjellë dhunë dhe synon diktatin.
E Gjakova kurrë nuk i është nënshtru diktatit, aq më pak kur liria e shprehjes është paguar shtrenjtë.

#GjakovaNukNënshtrohet

 

Aktuale

Legalizoi objektin 4 kate dhe 1000 m2 truall, Prokuroria jep masë sigurimi për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, dy ish-zyrtarë dhe ish-deputetin

Published

on

Prokuroria e Sarandës ka vendosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet, te dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjec dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha. Gjatë caktimit të masës së lehtë të sigurisë ndaj Demit, mësohet se janë marrë parasysh edhe kushtet specifike familjare të saj, si nënë e dy fëmijëve të mitur, shkruan News 24.com

Njëkohësisht Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave të mësipërm.

Zyrtarët e ndaluar mësohet se kanë legalizuar një objekt 4 kate në hyrje të qytetit të Sarandës me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik, duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2.

Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe regjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumente të falsifikuara./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Komuna e Prishtinës subvencionon ujitjen e 200 hektarëve tokë të mbjella me kultura bujqësore

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Faruk Mujkën, kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër -Lepenc” për ujitjen e kulturave bujqësore në kryeqytet.

“Përmes këtij Memorandumi, Kryeqyteti do të ofrojë subvencionimin e ujitjes së 200 hektarëve tokë për fermerët në Kryeqytet. Me këtë bashkëpunim synojmë të përmirësojmë dhe të rrisim produktivitetin e bujqësisë së kryeqytetit duke ua lehtësuar punën bujqve tanë.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Architech Festival” sjell edicionin e 5-të  nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator

Published

on

Festivali i ArchiTech është zyrtarisht duke filluar nga muaji Maj dhe do të zgjasë deri në Shtator 2024.

Çfarë ju pret në këtë Edicion? Këtë Edicion do të ketë aktivitete inovative, projekte për hapësirat publike, takime me arkitektë/dizajnerë të ndryshëm dhe komunitetin, dhe shumë më tepër! Ky është momenti për tu angazhuar në krijimtarinë arkitekturore se si hapësirat publike përceptohen dhe mund të shfrytëzohen si dhe për të hulumtuar rreth sfidave dhe mundësive që ofron mjedisi ynë urban.

Ne jemi të gatshëm për të ndarë me ju ide dhe kohë për tu takuar e biseduar mbi nevojat, kërkesat dhe ide innovative mbi përkushtimin ndaj një hapësire urbane më të bukur, dinamike dhe funksionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending