Connect with us

Aktuale

Tre milionët e ndara për kompleksin memorial “Adem Jashari” i kthehen buxhetit

Published

on

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis ka miratuar Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2019.

Drejtori i Agjencisë, Bislim Zogaj ka folur për buxhetin e vitit 2019, për të cilin tha se gjithsej nga 6 milionë janë realizuar vetëm 3 milionë euro, kurse janë kursyer 106 mijë euro nga projektet.

“Katër gjetje për vitin 2018 i kemi përmirësuar dhe tani nuk kemi asnjë të metë. Buxheti është rritë për çdo vit. 2019 kemi pasur 6 milionë euro dhe janë realizua 3 milionë euro, 3 milionë euro të ndara për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’ iu janë kthyer buxhetit të vendit. 106 mijë euro janë kursyer nga projektet. Një problem tjetër që ka qenë në vitin 2019 që është trashëguar nga vitet e tjera ka të bëjë me projektet e amandamentimin për siguri të pronës, ato tri projekte janë anuluar”, ka thënë ai.

Zogaj me këtë rast ka kërkuar nga komisioni që të ndihmojë në shpronësimin e pronave të cilat janë bërë peng e mos fillimeve të punimeve.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga Kuvendi të miratoj ligjin për vlera të luftës, që specifikon se kush mund të ndërtoj lapidar dhe të merr përgjegjësi.

“Kemi nevojë për ndikimin e tuaj në Ministrinë e Mbrojtjes për shpronësimin e disa pronave. Kërkesë e jona është edhe ligji për vlera të luftës të botohet sa më parë nga Kuvendi. Kjo do të siguronte që agjencioni t’i ketë nën menaxhim ndërtimin e lapidarëve”, u shpreh Zogaj.

Mes tjerash, Zogaj ka folur edhe për mjetet financiare të ndara për kompleksin memorial “Adem Jashari” të cilat iu janë kthyer buxhetit.

Përveç kësaj, ai ka përmendur edhe kompleksin memorial “Ibrahim Rugova”, për të cilin mjetet e ndara tash e disa vite iu janë kthyer buxhetit si shkak i ligjit. Ai kërkoj nga komisioni që të mundësoj realizimin e këtyre projekteve.

“Në vitin 2015 për kompleksin ‘Adem Jashari’ janë bërë shpronësimet, 3 milionë e gjysmë janë ndarë. Në vitin 2018, 1 milionë euro janë paraparë për investime të brendshme, nuk ka qenë buxheti dhe është llogaritur se duhet të kthehen”.

“Kompleksi Ibrahim Rugova janë paraparë 100 mijë euro për riprojektim, është në gjendje me të keqe të mundshme. Nuk mund të veprojmë se aty ka qenë një projekt qe e ka bërë Ministria e Mjedisit, ka filluar punimet dhe janë ndërpre masnej. Nuk e di pse nuk është realizua, mjetet e ndara iu janë kthyer buxhetit të vendit”, ka thënë Zogaj, raporton EO.

Sa i përket projektit të Mehës theksoi se është projekt që ka filluar tash e 12 vjet, por që ende nuk është realizuar.

“Projekti Malet e Berishës është paraparë me fillua ku janë shtëpitë e pastaj me u zgjerua, kemi probleme më të mëdha por pa u shpresua nuk mund të fillojnë punimet. Projekti i Mehës ka filluar para 12 viteve, familjarët po kërkojnë të përfundohet”, tha ai.

Me tej, ai njoftoi se projekti i muzeut i paraparë të përfundojë në vitin 2021 do të realizohet në këtë vit.

“Në vitin 2021 ka qenë e paraparë të përfundohet, por në këtë vit kam marr vendim që të realizohet projekti i muzeut. Kurse sa i përket varrezave të dëshmorëve, ne i kemi kryer procedurat por Ministria e Ambientit është shpreh se nuk ka mjete”, tha ai duke shtuar se kanë mungesë të stafit.

Sa i përket Burgut të Dubravës ai tha se nevojitet siguri 1 metër e 70 centimetra, ky projekt është paraparë të përfundoj me 22 maj të këtij viti por për shkak të pandemisë është shtyrë.

Ai më pas kërkoi që emrat e të burgosurve të jenë të saktë për tu shkruar në lapidar.

Kundrejt drejtorit të agjencionit për menaxhimin e komplekseve, anëtarët e komisionit iu drejtuan me pyetje të cilët kërkuan përgjigje për mos realizim të komplekseve të parapara tash e sa vite.

Kryetari i komisionit, Liburn Aliu, kërkoi të dijë për kohën e shpronësimeve dhe shumë e tyre. Ai gjithashtu u interesua edhe për 3 milionë eurot nën menaxhimin e kujt është dashur të jenë për memorialin Adem Jashari, por edhe për mjetet për memorialin Ibrahim Rugova.

Bajrush Xhemajl nga PDK-ja kërkoi të realizohet projekti i muzeut sepse siç tha ai është një memorie që duhet shënohet.

Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, tha se prioritet duhet t’i jepet kompleksit memorial “Adem Jashari”, derisa diskutoi edhe për shpenzimet e bëra nga agjensioni në vitin 2019.

Rasim Selmanaj nga AAK-ja tha se vendi e ka humbur mundësinë për ruajtjen e burgut të Prishtinës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending