Connect with us

Arkitekturë

Këshilla e arkitektit italian që duhet lexuar përpara se të ndërtoni një shtëpi

Published

on

Në Evropë dhe në SHBA, personi mesatar shpenzon 84% të jetës së tij në ambiente të mbyllura: që është, brenda arkitekturës.

Shumicën e pjesës tjetër të  kohës ne jemi rreth ndërtesave, edhe pse nuk u kushtojmë edhe shumë vëmendje. Përveç kësaj shfaqjeje masive, në tërësi ne nuk jemi – si kulturë – shumë ambiciozë për mënyrën se si duken ndërtesat. Ne tentojmë të supozojmë se më së shumti ndërtesat rreth të cilave jetojmë nuk kanë asgjë të veçantë dhe nuk ka asgjë që mund të bëjmë për ta ndryshuar këtë.
Ne jemi mbrumur me idenë se ndërtesat e mëdha janë krijime shumë të shtrenjta të arkitektëve-gjeni.

Ti mund të udhëtosh për të shikuar arkitektura të mëdha mbase në ditë pushimi por është e vështirë se mund të shpresosh për standarte të tilla në shtëpinë tënde. Vicenza, 25 kilometra në brendësi të Venecias është një nga vendet kryesore të turizmit arkitekturor global dhe ka një arsye madhore për këtë: shumë punime të Andrea Palladios janë të vendosura në atë qytet.

Andrea Palladio lindi në fund të nëntorit të vitit 1508 në Padua. Ai ishte një murator i gurit dhe më vonë gdhëndës i gurit. Emri i tij i vërtetë ishte Andrea di Pietro della Gondola (Andrea, i biri i Pietro Gondolierit). Dhe vetëm kur ai ishte rreth të tridhjetave ai u përfshi vetë në projektimin e ndërtesave – dhe ndihmësi i tij më i rëndësishëm sugjeroi një ndryshim elegant të emrit në Palladio.

Gjatë dyzetë viteve të ardhshme të jetës së tij në punë, Palladio projektoi dyzetë apo më shumë vila, disa shtëpi qytetesh dhe një pjesë të vogël të kishave. Jo një listë e madhe, duke pasur parasysh sasinë e ndërtesave që po ndërtoheshin në atë kohë.

Për pjesën më të madhe të karrierës së tij ai pati një miksim të suksesit profesional dhe pengesave; edhe pse gjatë të gjashtëdhjetave ai më në fund doli në krye të listës së arkitektëve në Venecia – për qytetin më të pasur dhe më të fuqishëm në botë në atë kohë. Ai ishte një baba i devotshëm, por dy djemtë e tij më të mëdhenj – që punuan bashkë me të – vdiqën të rinj. Vetë Palladio vdiq në verë të vitit 1580, kur ishte 71 vjeç.

Palladio kishte pikëpamje mbi arkitekturën që ishin pothuajse krejtësisht të kundërta me ato që janë sot. Qëndrimi i tij mund të përmblidhet nga dy ide qëndrore. Së pari, arkitektura ka një qëllim të qartë, që është të na ndihmojë ne të bëhemi njerëz më të mirë. Dhe, së dyti, ka rregulla për të ndërtuar ndërtesa të mira. Arkitektura e mirë (ishte i bindur ai) është më shumë si një zanat sesa një art: nuk është domosdoshmërisht e shtrenjtë dhe është për jetën e përditshme, për fermat, e zyrat, dhe jo vetëm për projektet e rastësishme mbreslënëse.

Një: Qëllimi i Arkitekturës

Ne priremi të mos e bëjmë këtë pyetje. Shumë lehtë mund të duket naive apo pretenduese. Ose ti supozohet ta dish tashmë ose do që të ngresh një diskutim të komplikuar.

Palladio tha se arkitektura ka një qëllim të rëndësishëm – mbi dhe përveç garantimit të dyshemeve, mureve dhe tavanëve. Ai mendoi se ai duhej të ndërtonte me qëllim që të inkurajonte gjendjet e mira të mendjes tek vetja jonë dhe tek të tjerët. Në veçanti, ai mendoi se arkitektura mund të na ndihmonte me tre virtyte psikologjike: qetësinë, harmoninë dhe dinjitetin.

Inkurajim i natyrës sonë më të mirë

Qetësia

Ai e thjeshtëzoi atë që po ndodhte; të gjithë elementet në dhomë janë të përqëndruara, balancuara dhe simetrike. Ai vetëm sa përdor forma të thjeshta gjeometrike. Në përgjithësi, muret janë të thjeshta dhe neutrale. Nuk ka për qëllim të ketë shumë mobilje. Qetësia e hapësirës është projektuar për të na falur qetësi; nuk po përpiqet për të na surprizuar apo emocionuar. Na ftojnë për t’u fokusuar dhe përqëndruar, larg shpërqëndrimeve.

Inkurajimi për të qënë i qetë

Harmonia

Palladio ishte i fiksuar për të siguruar që të gjitha elementet e një ndërtese i përshtaten në mënyrë perfekte njëri-tjetrit.

“Një ndërtesë e mirë duhet të shfaqet si një trup i tërë dhe i përsosur, ku secila nga pjesët pajtohet me shoqet e saj, dhe secila me tërësinë, saqë kjo mund të duket absolutisht e nevojshme dhe që s’mund të qëndronin ndryshe.”

Projektimi i një dritareje është i lidhur me atë të derës; çdo hapje përputhet me çdo tjetër; çdo dhomë është një formë e qartë, e thjeshtë, dyert gjithnjë vijojnë.

Një derë çon në një tjetër – Vila Barbaro

Ndërtesat e fuqishme koherente po lëvizin sepse ata kundërshtojnë tendencën e natyrshme të jetës për gjërat që të ngatërrohen, hutohen dhe kompromentohen. Ata punojnë kundër ankthit tonë se shumë nga shqetësimet tona nuk do të jenë të rregullta: se puna dhe jeta në shtëpi, seksi dhe dashuria, dëshira dhe detyra do të jenë të gjitha duke luftuar njëra tjetrën vazhdimisht. Ndërtesa krijon një mjedis në të cilin ne jemi të pajisur me një kuptim të kufizuar – por real –  të gjithçkaje të rëndësishme që së bashku vijnë në mënyrë elegante.

Një pjesë e botës në të cilën elementët punojnë në mënyrë harmonike së bashku

Dinjiteti

Një nga ambiciet e arkitekturës së Palladios ishte që t’i jepte dinjitet më të madh pjesëve të jetës që kanë qënë, padrejtësisht, konsideruar si ti pavlefshme. Dhe të cilave, në sytë e tij, u mungonte prestigji që meritonin.

Vila Barbaro

Duke sjellë arkitekturën drejt këtyre gjendjeve psikologjike, Palladio nuk po na merrte me të mirë. Ai nuk po pretendonte që ndërtesat e tij po reflektonin atë çfarë normalisht pëlqejmë. Ai e dinte mjaft mirë se njerëzit prireshin të ishin (atëherë sikurse tani) urryes dhe të shqetësuar; se dinjiteti ishte një maskë që rrëshqet; se ne dëshpërohemi. Ai nuk po përpiqej që të jepte një shprehje për natyrën e zakonshme njerëzore.

Në përputhje me traditën e gjatë klasike, ai besonte se ndërtesat duhej të përpiqeshin të kompensonin dobësitë tona: duke na inkurajuar për të qënë më të përmbledhur, të gatshëm dhe të matur sesa ç’përpiqemi të jemi dita ditës. Ne kemi nevojë për ndërtesa të qeta, të harmonizuara dhe të besueshme pikërisht sepse ne nuk jemi kaq të besueshëm. Idealisht, arkitektura duhet të mishërojë versionin më të mirë të vetes tonë. Ndërtesa ideale është si personi ideal.

Palladio ishte pesimist klasik i aftësinë tonë për t’u qëndruar ideve; mendja është e rrjedhshme: ne shumë lehtë humbim kontaktet me vetë natyren tonë më të mirë; ne kemi shumë gjasa të harrojmë, nën presion, çfarë është e rëndësishme për ne. Detyra e arkitekturës është që të na japë mjedisin që vazhdimisht përkujton – dhe na inkurajon që të bëhemi – atë të cilët duam vërtetë të jemi.

Dy: Regullat

Sigurisht, ne e pranojmë se ka shumë rregulla të panevojshme – për sigurinë e rrugëve ajrore, praktikat e kontabilitetit ose lojërat me letra. Por në pëgjithësi ne jemi dyshues ndaj idesë që rregullat mund të jenë të rëndësishme për çdo gjë që konsiderohet si kulturore, intime ose krijuese: ideja se mund të ketë rregulla favorizuese në bisedë, art, marrëdhënie ose në arkitekturë. Ne priremi t’i shikojmë rregullat si dytësore, me mungesë të origjinalitetit.

Sikurse Aristoteli, Palladio i mëshoi mendimit se shumë ndërmarrje krijuese (si shkrimi i tragjedive, të bërit biseda ose kultivimi i shoqërisë) duhet të kuptohen si aftësi ose vepra artizanale. Ata janë të mësueshme. Sipas një prespektive klasike, rezultate të mira në fusha të tilla nuk kanë thjesht të bëjnë me fatin apo shansin. Dhe rregullat në mënyrë ideale kapin atë çfarë kemi nevojë të bëjmë me qëllim që ta bëjmë siç duhet. Në vitin 1570, Palladio publikoi “Four Books on Architecture.”

Është një shembull i hershëm dhe shumë i shquar i zhanrit “si të” (How to). Na jep udhëzime se si të ndërtojmë. Ekziston një udhëzues praktik për të gërmuar themelet dhe për të gjykuar cilësinë e çimentos dhe mënyrat e ndryshme të besueshme për ndërtimin e mureve dhe hedhjen e dyshemeve.

Ai gjithashtu zhvilloi rregullat e propocionit, bazuar në raporte të thjeshta matematikore.  Filozofi i lashtë grek Pitagora kishte zbuluar se dy korda të tërhequra, njëra me gjysmën e gjatësisë së tjetrës, tingëllonin në harmoni kur vibroheshin në të njëjtën kohë. Cilësia e kënaqshme e tingullit, zbuloi ai, drejtohej nga një parim i thjeshtë matematikor. Palladio dhe të tjerë zhvilluan një ekuivalent vizual të kësaj ideje.

Rrethimet zbukuruese nuk janë gjëja e rëndësishme. Pa to, hapja e dritares sërish do të dukej e adhurueshme, sepse janë porpocionet dhe jo dekorimi që bëjnë harmoni. Kjo do të thoshte se një ndërtesë po aq e bukur mund të prodhohej më lirë (gjithmonë një nga shqetësimet kryesore të Palladios). Sepse të njëjtat propocione janë të bukura pavarësisht nëse ndërtesa është e bërë prej mermeri, tulle, betoni ose druri.

Dhe ai vazhdoi të ofronte një gamë të gjerë të rregullave të thjeshta për t’i bërë ndërtesat tërheqëse: duhett të jenë simetrike; duhet të jenë tre, pesë ose shtatë hapje nga një anë – jo një numër i barabartë; dhomat duhet të kenë një formë të thjeshtë gjeometrike, gjatësia duhet të jetë tre të pestat e gjërësisë dhe lartësia tre të pestat e gjërësisë.

Palladio e pa veten si një zejtar. Ai thjesht po ndiqte një sërë rregullash, të cilat të tjerët mund t’i ndiqnin gjithashtu. Ai po punonte kundra idesë se arkitektura kërkon një gjenialitet të veçantë. Ideali i një libri model është se ndërtesat elegante vizualisht mund të vendosen si standarde, siç ndodhi (në masë të konsiderueshme nën ndikimin e Palladios) në Londër dhe në shumë qytete të shekullit të 18-të.

Një shqetësim kryesor i “Four Books” është të edukojë klientin potencial ose konsumatorin e arkitekturës. Shpesh, ne nuk jemi shumë të sigurtë se përse i pëlqejmë ose nuk i pëlqejmë ndërtesat. Ne mund të kemi reagime mjaft pozitive ose negative dhe të themi se diçka është e madhe ose e tmerrshme. Por nëse kërkohet një shpjegim, ne shpesh e gjejmë veten duke luftuar. Ne e kemi të vështirë të themi se çfarë ka një ndërtesë që e bën aq tërheqëse dhe çfarë e bën një tjetër kaq pak tërheqëse.

Ne jemi të tunduar të themi se është një çështje krejtësisht personale, se shija në arkitekturë është tërësisht subjektive. Është një ndjenjë e menduar mirë. Por është gjithashtu për të të ardhur keq. Ajo qëndron sot në duart e shumë zhvilluesve të cilët nuk kanë asnjë shqetësim për bukurinë – të cilët janë të sigurt në dijeninë se ata kurrë nuk do të merren me detyrën që ata bëjnë.

Përfundimi

Idetë e Palladios kanë rezonuar gjatë kohërave. Ndërtesat janë Palladiane kur ato falin gjendje të qetësisë, harmonisë dhe dinjitetit në bazë të rregullave të cilat munden (dhe duhet) të ripërdoren gjërësisht. Vetëm atëherë ato shfaqin të njëjtën ambicie themelore për të cilën Palladio është një eksponent dhe avokat qëndror: që duhet të jetë normale që ndërtesat të na paraqesin me një portret joshës të vetes tonë më të qetë dhe dinjitoze.

Disa ndërtesa të mëdha të ndërtuara sipas principeve “Palladiane”:

Le Corbusier, Vila Savoye
Louis Kahn, shtëpia Korman
James Gorst, Leaf House

Arkitekturë

Çfarë është arkitektura kinetike?

Published

on

Dizajni kinetik është bërë një pjesë thelbësore e zhvillimit arkitektonik, nga shpikja e urave të lëvizshme në Egjiptin e lashtë deri te dhomat rrotulluese në shtëpinë e Sharifi-ha. Megjithatë, si arritëm nga kjo në këtë? Për të kuptuar konceptin e arkitekturës kinetike, le të hedhim një vështrim më të thellë në origjinën e saj.

“Kinetic” rrjedh nga fjala greke kinētikos, që do të thotë “lidhur me lëvizjen muskulare”, ndërsa përkufizimi arkitektonik është koncepti “lejimi i pjesëve të një strukture të lëvizin, pa zvogëluar integritetin strukturor”. me fjalë të tjera, është arkitekturë në formën e një trupi në lëvizje.

Një nga format më të hershme të arkitekturës kinetike është tenda e beduinëve, e përdorur në Afrikën e lashtë. Kjo strukturë elastike ftohëse është e adaptueshme ndaj klimës së shkretëtirës dhe urës së lëvizshme, një mekanizëm mbrojtës i zhvilluar në Egjipt dhe më vonë i përdorur zakonisht në shekullin e 15-të.

Megjithatë, arkitektët filluan të pranojnë konceptin e Arkitekturës Kinetike vetëm në fillim të shekullit të 20-të. Shembuj janë vizatimet e Yakov Chernikhov në Fantazitë arkitekturore dhe koncepti i pandërtuar i Thomas Gaynor për Ndërtesën Rotary në 1908, megjithatë këto botime ishin ende thjesht teorike.

Një projekt që u ndërtua ishte Villa Girasole nga inxhinieri i Marinës Angelo Invernizzi. E ndërtuar në vitin 1935, ajo është një shtëpi rrotulluese që ndjek lëvizjen e diellit për të maksimizuar nxehtësinë dhe dritën në brendësi. Girasole, e cila në italisht përkthehet në Luledielli, ndodhet në një bazë rrethore me diametër 44 metra dhe është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore e ndërtuar gjatë epokave të arkitekturës funksionaliste dhe futuriste.

Më vonë në shekullin e 20-të, arkitektët e zhvendosën fokusin e tyre në arkitekturën kinetike. Teori të tilla si Manifesti i Arkitekturës Mobile të Yona Friedman dhe Planifikimi Hapësinor i Qytetit, Pallati i Argëtimit të Cedric Price dhe Qyteti Plug-in i Peter Cooke u botuan. Megjithatë koncepti i arkitekturës kinetike u prezantua për herë të parë në vitin 1970 nga William Zuk, i cili botoi librin Kinetic Architecture. Kjo tërhoqi më tej interesin për konceptin kinetik ndërsa u zhvilluan shkenca kompjuterike dhe teknologjitë e ndërtimit.

Shembuj të tjerë përfshijnë shtëpinë Sharifi-Ha, e cila siguron vëllime banimi që rrotullohen për t’u kthyer në tarraca në verë dhe mbyllen në dimër, dhe Muzeu i Artit Milwaukee, me mburojën e tij të lëvizshme të diellit, i përbërë nga 72 pendë çeliku që palosen dhe shpalosen. sipas kohës së ditës, dhe Kulla Al Bahar, me një fasadë që ndjek lëvizjen e diellit për të çuar panelet e tekstilit me fije qelqi në formë ylli të hapen dhe mbyllen, duke mbrojtur banorët nga nxehtësia dhe shkëlqimi diellor.

Ka shumë shembuj të tjerë që shfaqin mundësitë e pafundme të arkitekturës kinetike, por në fund të fundit, dizajni kinetik ka ndikuar në ndërtesa në parametra të tillë si koha, moti, energjia dhe nevojat njerëzore që nuk janë statike, por më tepër dinamike. Si rezultat, dizajni kinetik i lejon ndërtesat të zhvillojnë sisteme komplekse që u përgjigjen nevojave të tyre të veçanta./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Rizhvillimi “i shëmtuar” në Liverpool, fiton çmimin për ndërtesën më të keqe të Britanisë

Published

on

Rizhvillimi i Lime Street në Liverpool nga studio britanike Broadway Malyan është emëruar ndërtesa e re më e keqe në vend në Kupën Carbuncle të këtij viti.

Organizuar nga revista e Mbretërisë së Bashkuar The Fence, gjyqtarët zgjodhën rizhvillimin e Lime Street si “ndërtesën e re shumë të keqe në Britani”, që kur konkursi u zhvillua për herë të fundit në 2018.

“Që nga shikimi i parë, dy nga paneli ynë e kishin këtë si përzgjedhjen e tyre numër një, dhe ndërsa lista e gjatë u ngushtua në një listë të ngushtë, kjo pjesë e tmerrshme e fatkeqësisë arkitekturore vazhdoi të qëndronte jashtë,” tha The Fence në njoftimin e çmimit.

Përfunduar në vitin 2019, dizajni i rizhvillimit të Broadway Malyan përmban panele metalike të gdhendura që përfshijnë një fasadë të rrugës që çon nga stacioni i trenit Liverpool Lime Street.

Panelet e gdhendura përshkruajnë ndërtesat shekullore që u shkatërruan për t’i hapur rrugë rizhvillimit, i cili tani përmban një hotel dhe strehim studentësh.

I ringjallur nga The Fence për vitin 2024, Carbuncle Cup synon të identifikojë ndërtesat më të këqija të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u drejtua çdo vit midis 2006 dhe 2018 nga revista e arkitekturës Building Design (BD)./Media Ndërtimi

Continue Reading

Arkitekturë

Arkitektura e kontrollit: Peizazhet e çuditshme postmoderne të Koresë së Veriut

Published

on

Rrokaqiejt postmodern bashkëjetojnë me monumente socialiste në shtetin e izoluar. Shumë prej fotografive janë të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve dhe nuk kanë datë se kur janë bërë.

Ndërtesat e larta e shumëngjyrëshe shihen përreth një monumenti të vjetër në Phenian në Korenë e Veriut, 11 shtator 2018, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pamje gjatë natës e distriktit Songhua në lindje të Phenianit, në Korenë e Veriut. Fotoja është publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), por nuk ka datë se kur është bërë.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite në një zonë të zhvilluar banimi në rrethin Huaseong në Korenë e Veriut, në këtë foto të publikuar më 6 prill 2024 nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve, KCNA.

Pamje e përgjithshme gjatë ceremonisë së hapjes së Fermës së Serës Ryonpho për të shënuar përvjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, në Korenë e Veriut, në këtë foto pa datë, e cila u publikua më 11 tetor 2022 nga KCNA-ja./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending