Connect with us

Aktuale

​Të hyrat nga ATK në kohë pandemie shënojnë rënie për 28.1 për qind

Published

on

Gjendja e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ka bërë që të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës të shënojnë rënie për 28.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjendja aktuale e të hyrave të inkasuara për periudhën janar-prill 2020 është 141.9 milion euro, që i bie se kemi rënie për 26.2% nëse e krahasojmë me planin. Ndërkaq, nëse i referohemi periudhës së njëjtë të viti 2019 jemi më pak për 28.1%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Administrata Tatimore e Kosovës përkundër gjendjes emergjente shëndetësore në vend, është duke u angazhuar në vazhdimësi në zhvillimin e aktiviteteve të saj, në mënyrë që të realizojë objektivat e parapara. Mirëpo, ndikimi i pandemisë COVID 19, po rezulton dukshëm me rënje të inkasimit të të hyrave sipas projeksioneve të planifikuara, pasi që me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, periudha për pagesa të detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale është zgjatur deri me 15 maj 2020, si dhe pagesa e kësteve tremujore është zgjatur deri me 30 qershor 2020.

Gjendja aktuale e të hyrave të inkasuara për periudhën janar-prill 2020 është 141.9 milion euro, që i bie se kemi rënie për 26.2% nëse e krahasojmë me planin. Ndërkaq, nëse i referohemi periudhës së njëjtë të viti 2019 jemi më pak për 28.1%.

Vlen të theksohen se ATK ka pas një performancë të shkëlqyer të të hyrave, ku për periudhën 01 janar deri me 17 mars 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 , kemi pasur rritje prej 11.2 % , si dhe për të njëjtën periudhë kemi pasur tejkalim të planit për 3.62%.

Po ashtu, ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të corona virusit, duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryrje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga corona virusi për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor. Andaj, në mënyrë që të zbatohet në përpikmëri ky vendim, ATK ka ulur në minimun aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për vitin 2020.

Gjithashtu, janë zhvilluar edhe një mori aktivitetesh tjera në funksion të përkrahjes së masave të qeverisë, të cilat janë ndërrmar me qëllim të luftimit dhe parandalimit të COVID 19.

ATK uron që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë dhe të gjitha bizneset e vendit t’i kthehen normalitetit të punës, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të kemi ekonomi të qëndrueshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending