Connect with us

Arkitekti Thomo: Edhe ata që s’e donin Maksin e respektonin

Published

on

Pirro Thomo, një nga miqtë e Maks Velos për Report Tv tha se edhe ata që nuk e donin e respektonin sepse ishte një artist shumë dimensional.

“Së pari edhe ata që nuk e deshën të paktën e respektonin sepse ishte një artist shumë dimensional, ishte arkitekt, piktor. Si shkrimtar ishte i drejtpërdrejt, të gjithë jetën dhe vuajtjet, ishin shumë bindesë.

Kishte një karakter të fortë, dallohej dhe idealet e tij mund të sakrifikohej, dënohej, por i mbante deri në fund. Për mendimet dhe idealet e tij dërgohet me një burgim shumëvjeçar. Nuk u ligështua, por doli më i fortë, po ai Maks që ka qenë mbeti. Kjo ishte karakteristikë kryesore, i çiltër, i zoti dhe i direktë, pa kompromis.

Me mbylljen e detyrueshme, para karantinës e kam takuar.Gjithmonë mëngjeseve bënte një xhiro nga kodrat e liqenit dhe takoheshim. Ai ishte nga pionerët e mbrojtjes së monumenteve, ka ndjekur korifejtë.

Ishte mbrojtës i vlerave të popullit tonë. Ishte një njeri i madh, i paepur i vlerave kulturore. Maksi kishte shumë dëshira, dhe i transmetonte, por në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë sonë kulturore” tha Thomo.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve!

Published

on

Organizatë joqeveritare ‘EcoZ’ fton të bashkohenu në kampanjën për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve.

Hidrocentralet në Parkun Kombëtar të Sharrit kanë ndikuar në mirëqenien e banorëve dhe kanë ndryshuar tashmë në mënyrë kritike habitatet ujore.

“Bashkohuni me ne më 07 Maj në orën 10:00 për të shfaqur solidaritetin tuaj dhe për të kërkuar masat e nevojshme për të ruajtur pasuritë natyrore që këto hidrocentrale po i rrezikojnë.

Kjo kampanjë implementohet në bashkëpunim me Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe.|, shkruan në njoftimin e EkoZ./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending