Connect with us

Qiellgërvishtësi Scalpel në Londër gati të përfundojë

Published

on

Studioja e Arkitekturës Kohn Pedersen Fox ka përfunduar gradacelën 190 metra të gjatë Skalpel së bashku me ndërtesën e Lloyd në qytetin e Londrës.

Scalpel është qiellgërvishtësja më e fundit që do të ndërtohet në Qytetin e Londrës. Kohn Pedersen Fox (KPF) krijoi formën këndore të gradacelës 38 katëshe, së cilës i dha emrin Skalpel, për të lejuar që ajo të ndërtohej përgjatë Rrugës Leadenhall pa ndërhyrë në asnjë nga pamjet e mbrojtura të Londrës.

KPF demonstroi potencialin për një ndërtesë të gjatë në zonë që do të ruajë skajin e rrugës, do të ruajë pamjet e mbrojtura dhe do të sigurojë një hapësirës së re publike midis 52 Lime Street, Building Willis dhe Ndërtesa e Lloyd.

Pamjet kinetike luanin një rol të rëndësishëmnë formën e ndërtesës, u shpreh projektuesi. Për të mbrojtur pamjen e Katedrales së Shën Palit, ndërtesa duhej të hapet ose të përkulet pas kupës qiellore.

Forma e prirur dhe e tendosur skulpturore ofron një siluetë të qetë, si dhe sigurimin e një larmie më të gjerë të llojeve të pllakave të dyshemesë dhe efikasitet më të madh, vazhdoi ai.

Sipas arkitektit ndërtesa ishte krijuar për të shtuar dramën e grupit të rrokaqiejve të qytetit të Londrës dhe pasqyruar formën e Ndërtesës Leadenhall. Sidoqoftë, ndryshe nga kullat e tjera që kanë ruajtur emrat e tyre zyrtarë, ky rrokaqiell ka adoptuar pseudonimin e tij zyrtarisht.

Scalpel është veshur pothuajse tërësisht në xhami me performancë të lartë, me ashensorin dhe dhe shkallët të vendosura në fasadën jugore për ti bërë hije hapësirave të brendshme.

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Ambienti

Në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve!

Published

on

Organizatë joqeveritare ‘EcoZ’ fton të bashkohenu në kampanjën për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sharrit nga efektet e hidrocentraleve.

Hidrocentralet në Parkun Kombëtar të Sharrit kanë ndikuar në mirëqenien e banorëve dhe kanë ndryshuar tashmë në mënyrë kritike habitatet ujore.

“Bashkohuni me ne më 07 Maj në orën 10:00 për të shfaqur solidaritetin tuaj dhe për të kërkuar masat e nevojshme për të ruajtur pasuritë natyrore që këto hidrocentrale po i rrezikojnë.

Kjo kampanjë implementohet në bashkëpunim me Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe.|, shkruan në njoftimin e EkoZ./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending