Connect with us

Aktuale

Sektori privat nuk ka nevojë të aplikojë sërish për pagesën 170 për muajin e dytë

Published

on

Deri më sot nga Pakoja Emergjente, respektivisht për pagesën prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona.

Kështu ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi për media nga Ministria e Financave, Muharrem Shahini.

Ai ka thënë se aktualisht janë duke punuar për kërkesat e para dhe në momentin e përfundimit të tyre do të vazhdohet me pagesën prej 170 euro për muajin e dytë.

“Aktualisht është duke u punuar për kërkesat e para dhe në momentin e përfundimit të tyre, do të vazhdohet me pagesat për muajin e dytë”, ka thënë Shahini.

“Jo nuk ka nevojë që të aplikojnë për muajin e dytë”, është shprehur Shahini.

Ai ka folur edhe për masën 1.3 që synon mbështetjen e ndërmarrjeve vendore, përfshirë këtu edhe OJQ-të dhe të vetëpunësuarit, që janë në vështirësi financiare, si pasojë e rënies së aktivitetit të tyre për shkak të masave të ndërmarra me qëllim luftimin e pandemisë Covid-19.

“Përmes kësaj mase, ndërmarrjeve u mundësohet mbulimi i një pjese të kostos së fuqisë punëtore (jo e gjithë kostoja) dhe një pjese të kostos së qerasë. Kjo masë assesi nuk nënkupton zëvendësim të obligimit privat për shlyerje të këtyre detyrimeve me atë publik në përgjithësi, por aplikohet vetëm për ndërmarrje në vështirësi”, ka thënë Shahini.

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Published

on

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj shkrimeve rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Me datën 13 maj 2024 është publikuar një shkrim me titull “Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës” nga një prej portaleve lokale, dhe po të njëjtat informata të pasakta e tendencioze janë shpërnda nga eksponentë politik të caktuar.

Kryeqyteti informon qytetarët se ky artikull dhe shkrimet pasuese janë të pasakta dhe se:

  • Konsorciumi i kompanive fituese kanë qenë të regjistruara pranë ARBK shumë kohë më parë
  • Procesi i tenderimit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit është vlerësuar tri (3) herë nga OSHP, si proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin.
  • Procesi i tenderimit është zhvillu përmes sistemit elektronik “EPROKURIMI” dhe të gjitha të dhënat digjitale janë në dispozicion për të vërtetuar rregullsinë e procesit

Më poshtë është shpjeguar në hollësi procesi.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës” me nr. të prokurimit 616-22-7431-3-1-2, është publikuar me datën 21.07.2022. Pra aktiviteti ka filluar në korrik të vitit 2022 dhe ka përfunduar rreth 1 vit më pas apo më 27.06.2023 kur është nënshkruar kontrata, ndërsa kontrata e nënshkruar si e tillë përmes kësaj procedure aktualisht është në zbatim e sipër. Procedura si e tillë është zhvilluar në dy faza, ku kanë marrë pjesë gjithsej 6 tenderues (operatorë ekonomik ose grupe të operatorëve ekonomik). Gjatë aktivitetit të prokurimit janë shtjerrë të gjitha procedurat sipas mjeteve juridike në dispozicion. Mbi të gjitha kjo lëndë është trajtuar tri (3) herë nga OSHP dhe nënshkrimi i kontratës është manifestuar vetëm pas rikonfirmimit përmes vendimit të tretë të Panelit Shqyrtues në OSHP.

Sa i përket pretendimit se është nënshkruar kontratë me një operator ekonomik që nuk ka qenë i regjistruar në ARBK, duhet theksuar faktin që kontrata është nënshkruar me datë 27.06.2023 nga të dy palët kontraktuese dhe jo me datë 27.03.2023 sikurse është pretenduar. Kontrata është nënshkruar në tri kopje origjinale, por në njërën kopje të kontratës me rastin e nënshkrimit të kontratës, operatori ekonomik ka bërë gabim teknik ku në vend të numrit 6 ka shënuar numrin 3. Megjithatë ky gabim menjëherë është reviduar ndërsa data e nënshkrimit është evidentuar saktë (27.06.2023). Pra data e nënshkrimit të kontratës është 27.06.2023 dhe ky fakt është i pakontestueshëm për cilëndo palës me interes juridik. Data e nënshkrimit 27.06.2023 mund të konfirmohet edhe nga sistemi elektronik EPROKURIMI. Vlen të shtohet po ashtu se njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar me datë 27.06.2023 ndërsa njoftimi për nënshkrim të kontratës është publikuar me datë 29.06.2023. Pra thjesht ka qenë e pamundur që të nënshkruhet kontrata në muajin mars 2023 sikurse pretendohet. Me këtë rast duhet kuptuar faktin që procedura e prokurimit zhvillohet hap pas hapi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pra nuk mund të kalohet në hapin e radhës pa përmbushur me sukeses hapi paraprak. Gjithashtu, siç u tha më sipër, ky aktivitet është trajtuar tri (3) herë nga OSHP ku vendimi i parë nga OSHP është marrë me datë 02.02.2023, vendimi i dytë me datë 22.05.2023 ndërsa vendimi i tretë dhe i fundit me datë 26.06.2023 me ç’rast është mundësuar edhe nënshkrimi i kontratës me datë 27.06.2023.

Më tutje, grupi i operatorëve ekonomik të kontraktuar “Anarch Sh.P.K. & Ardi CC L.L.C.” kanë qenë të regjistruar kohë më parë. “Anarch” Sh.P.K. si anëtar i konsorciumit ekonomik është themeluar 17.10.2018 ndërsa anëtari tjetër i konsorciumit “Ardi CC” Sh.P.K. është themeluar me datë 29.04.2008. Pra, që të dy kompanitë kanë vite përvojë pune dhe nuk janë regjistruar tre muaj para nënshkrimit të kontratës siç pretendohet në shkrimet tendencioze. Pas shpalljes fitues në procesin e tenderimit, dy kompanitë kanë krijuar shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për zbatim të kontratës dhe këtë e kanë regjistruar në ARBK me 27.06.2023, si një subjekt i përbashkët për qëllime të zbatimit të kësaj kontrate. Edhe nga të dhënat publike të ARBK mund të konfirmohet se shoqëria e konsorciumit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” përbëhet nga dy operatorët ekonomik tenderues që janë “Anarch” Sh.P.K. dhe “Ardi CC” L.L.C.

Pra nuk qëndrojnë aspak pretendime sipas të cilave kinse është nënshkruar kontratë me një operator të paregjistruar në ARBK.

Bashkëngjitur do të gjeni disa kopje të dokumenteve që i faktojnë të dhënat e mësipërme, të cilat edhe janë në dispozicion publik në EPROKURIMI dhe në ARBK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Çmimi i arit arrin ne nivelin me te larte të të gjitha kohërave

Published

on

Ari është rritur me 14% nga viti në ditë, duke tejkaluar rritjen prej 10% të S&P 500 këtë vit.

Kontratat e së ardhmes së arit arritën kulmin në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 2,413 dollarë për ons më 19 prill, ndërsa ari spot arriti një kulm të ri prej 2,1392 dollarë për ons në të njëjtën ditë.

Pas një përmirësimi dy-javor, çmimi i metalit të çmuar pati një rikthim të shpejtë javën e kaluar, duke u rritur me 60 dollarë për ons për të kapërcyer 2,360 dollarë të hënën.

Është e dukshme që çmimi i arit ishte pak mbi 1,800 dollarë për ons në nivelet më të ulëta të tij të fundit në fillim të tetorit 2023.

Nga një këndvështrim investimi, ari zakonisht favorizohet gjatë periudhave të pasigurta, të tilla si krizat financiare, lufta dhe një mjedis i lartë inflacioni. Investitorët priren të mbajnë arin për të ruajtur vlerën dhe për të mbrojtur kundër rënieve ekonomike.

Taktikisht, çmimet e arit shfaqin një korrelacion negativ me dollarin amerikan. Çmimet e arit priren të rriten gjatë një dobësimi të dollarit dhe bien kur dollari forcohet.

Në tremujorin e fundit të 2023, spekulimet në lidhje me uljen e normave të interesit nga Banka e Rezervës Federale të SHBA (Fed) janë rritur ndjeshëm, duke çuar në një rënie të monedhës së gjelbër dhe duke rritur çmimet e arit.

Megjithatë, këtë vit ka pasur një largim të dukshëm nga korrelacioni tipik negativ midis arit dhe dollarit amerikan, ku të dy përjetojnë tendenca rritëse. Ky rreshtim i pazakontë mund t’i atribuohet konfliktit të shtuar ushtarak në Lindjen e Mesme, i cili rriti kërkesën për asete të sigurta në prill.

Megjithatë, kjo mund të ketë qenë vetëm një shkak i përkohshëm. Një rritje në rezervat e arit të bankave qendrore dhe pasioni i investitorëve me pakicë për arin kanë kontribuar të dyja në rritjen e çmimeve.

Sipas Këshillit Botëror të Arit, blerjet e bankave qendrore kanë qenë një nga nxitësit kryesorë të çmimeve të arit në dy tremujorët e fundit. Kërkesa nga bankat qendrore për rezerva ari u rrit në 23% të kërkesës totale, nga një mesatare prej 10% në një periudhë 10-vjeçare.

Ndërsa SHBA mbeti mbajtësi më i madh i rezervave të arit, Turqia dhe Kina panë rritjet më të mëdha me përkatësisht 30.12 ton dhe 27.06 në tremujorin e parë.

Ndërkohë, gjashtë mbajtësit kryesorë të rezervave të arit janë SHBA, Gjermania, Italia, Franca, Rusia dhe Kina, me zotërimet e SHBA që tejkalojnë ndjeshëm ato të vendeve të tjera, duke qëndruar në 8,133 ton krahasuar me 3,352 tonë të Gjermanisë në vendin e dytë.

Për më tepër, rritja e çmimeve të arit mund t’i atribuohet kërkesës së fuqishme nga investitorët individualë, veçanërisht një rritje të dukshme të kërkesës nga tregjet kineze.

Investimet pa bursë (OTC) luajtën një rol të rëndësishëm si kontribuesi i dytë kryesor në rritjen e çmimeve të arit. Blerjet OTC zakonisht përfshijnë transaksione drejtpërdrejt ndërmjet palëve, dhe në Kinë, kërkesa për shufra dhe monedha u rrit me 68% nga viti në vit në tremujorin e parë.

Continue Reading

Aktuale

Agjencia Kadastrale e Kosovës pjesë e Konferencës së Bankës Botërore “World Bank Land Conference 2024”

Published

on

Një delegacion nga Kosova i udhëhequr nga Ministri i MMPHI-së Liburn Aliu së bashku me ekspertet e AKK-së Drenushë Januzi Kukaj dhe Ardita Megjuani, nga 13-17 Maj do të jenë pjesë e Konferencës vjetore të Bankës Botërore për Tokën, e cila po mbahet në selinë qëndrore të Bankës Botërore në Washington DC.

Në këtë Konferencë e cila këtë vit fokusin do ta ketë në politikat për menaxhimin e tokës, faktorët e susksesshëm në administrimin e tokës, vlerësimin e pronës, etj, do të zgjas 5 ditë dhe rekomandimet e eksperiencat që shtetet pritet të marrin nga ky organizim do të jenë shumë të rëndësishme në planifikimin e politikave të tyre për administrim të tokës. Këtë vit në Konferencë po marrin pjesë 21 ministra dhe përfaqësues nga 81 shtete të botës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending