Connect with us

Aktuale

Britania po teston semaforët intelegjentë

Published

on

Semaforët në Britani do të kalojnë një revolucion të zgjuar për të ndihmuar në luftimin e rritjes së niveleve të ndotjes së ajrit.

Wolverhampton është vendi i parë që miraton një testim të një sistemi të mundësuar nga AI që manipulon dritat e kuqe dhe jeshile për të kufizuar trafikun që shkon drejt pikave të ndotjes së ajrit.

Sistemi, i ndërtuar nga e para nga Surrey-based Now Wireless, mbledh të dhënat e përqendrimit të ndotjes nga të dhënat historike dhe sensorët në tokë. Një algoritëm më pas e kombinon këtë me modelet e trafikut për të parashikuar vendet që ka të ngjarë të shohin një rritje të ndotjes së ajrit brenda orës tjetër.

Drejtuesit e automjeteve që shkojnë drejt këtyre lokacioneve do të ndeshen më pas me dritat e kuqe që zgjasin deri në 20 sekonda më shumë se zakonisht, për të ngadalësuar fluksin e trafikut në zonën e prekur.

Të dhënat nga makinat brenda futen në sistem, me sinjalet Bluetooth të dërguara përmes telefonave dhe makinave të marra nga sensorë në semaforët. Kjo ndihmon sistemin kompjuterik të kurojë një parashikim të zonave specifike për shkak të një fluksi automjetesh.

Njerëzit që largohen nga këto zona do tu shfaqen drita të gjelbërta të zgjatura për të ndihmuar në shpejtimin e rrjedhës së trafikut nga zonat që janë ndotur shumë.

Sistemi më pas mund të rregullohet në kohë reale pasi modelet ndryshojnë, duke manipuluar vazhdimisht trafikun dhe duke zvogëluar tymin e ndezur në atmosferë.

Aktuale

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizon kuvendin zgjedhor

Published

on

Të nderuar anëtarë të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-043, për Lirinë e Asocimit ne Organizata Joqeveritare dhe Nenit 26, të Statutit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, të vitit 2022, shpallë Zgjedhjet e rregullta për Kryetarin e a-a-k.

KUVENDI ZGJEDHOR i a-a-k, do të mbahet:

Datë: 23.05.2024 (E Enjte)

Ora: 17:00 h

Vendi: MODELARIUMI në Fakultetin e Arkitekturës në UP-ë.

Ftohen, të gjithë anëtarët e Asociacionit të Arkitëktëve të Kosovës që të marrin pjesë në kuvendin zgjedhor, dhe në frymën e konkurencës së lirë dhe kandidimit, të shprehin vullnetin e tyre për tu kandiduar për pozitën e kryetarit të a-a-k, duke u mbështetur në nenin 32, të Statutit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

“Reagim ndaj shkrimeve të pasakta dhe tendecioze rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Published

on

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj shkrimeve rreth nënshkrimit të kontratës me Arkitektin e Qytetit”

Me datën 13 maj 2024 është publikuar një shkrim me titull “Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës” nga një prej portaleve lokale, dhe po të njëjtat informata të pasakta e tendencioze janë shpërnda nga eksponentë politik të caktuar.

Kryeqyteti informon qytetarët se ky artikull dhe shkrimet pasuese janë të pasakta dhe se:

  • Konsorciumi i kompanive fituese kanë qenë të regjistruara pranë ARBK shumë kohë më parë
  • Procesi i tenderimit të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit është vlerësuar tri (3) herë nga OSHP, si proces i rregullt dhe në përputhje me ligjin.
  • Procesi i tenderimit është zhvillu përmes sistemit elektronik “EPROKURIMI” dhe të gjitha të dhënat digjitale janë në dispozicion për të vërtetuar rregullsinë e procesit

Më poshtë është shpjeguar në hollësi procesi.

Aktiviteti i prokurimit me titull “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës” me nr. të prokurimit 616-22-7431-3-1-2, është publikuar me datën 21.07.2022. Pra aktiviteti ka filluar në korrik të vitit 2022 dhe ka përfunduar rreth 1 vit më pas apo më 27.06.2023 kur është nënshkruar kontrata, ndërsa kontrata e nënshkruar si e tillë përmes kësaj procedure aktualisht është në zbatim e sipër. Procedura si e tillë është zhvilluar në dy faza, ku kanë marrë pjesë gjithsej 6 tenderues (operatorë ekonomik ose grupe të operatorëve ekonomik). Gjatë aktivitetit të prokurimit janë shtjerrë të gjitha procedurat sipas mjeteve juridike në dispozicion. Mbi të gjitha kjo lëndë është trajtuar tri (3) herë nga OSHP dhe nënshkrimi i kontratës është manifestuar vetëm pas rikonfirmimit përmes vendimit të tretë të Panelit Shqyrtues në OSHP.

Sa i përket pretendimit se është nënshkruar kontratë me një operator ekonomik që nuk ka qenë i regjistruar në ARBK, duhet theksuar faktin që kontrata është nënshkruar me datë 27.06.2023 nga të dy palët kontraktuese dhe jo me datë 27.03.2023 sikurse është pretenduar. Kontrata është nënshkruar në tri kopje origjinale, por në njërën kopje të kontratës me rastin e nënshkrimit të kontratës, operatori ekonomik ka bërë gabim teknik ku në vend të numrit 6 ka shënuar numrin 3. Megjithatë ky gabim menjëherë është reviduar ndërsa data e nënshkrimit është evidentuar saktë (27.06.2023). Pra data e nënshkrimit të kontratës është 27.06.2023 dhe ky fakt është i pakontestueshëm për cilëndo palës me interes juridik. Data e nënshkrimit 27.06.2023 mund të konfirmohet edhe nga sistemi elektronik EPROKURIMI. Vlen të shtohet po ashtu se njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar me datë 27.06.2023 ndërsa njoftimi për nënshkrim të kontratës është publikuar me datë 29.06.2023. Pra thjesht ka qenë e pamundur që të nënshkruhet kontrata në muajin mars 2023 sikurse pretendohet. Me këtë rast duhet kuptuar faktin që procedura e prokurimit zhvillohet hap pas hapi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pra nuk mund të kalohet në hapin e radhës pa përmbushur me sukeses hapi paraprak. Gjithashtu, siç u tha më sipër, ky aktivitet është trajtuar tri (3) herë nga OSHP ku vendimi i parë nga OSHP është marrë me datë 02.02.2023, vendimi i dytë me datë 22.05.2023 ndërsa vendimi i tretë dhe i fundit me datë 26.06.2023 me ç’rast është mundësuar edhe nënshkrimi i kontratës me datë 27.06.2023.

Më tutje, grupi i operatorëve ekonomik të kontraktuar “Anarch Sh.P.K. & Ardi CC L.L.C.” kanë qenë të regjistruar kohë më parë. “Anarch” Sh.P.K. si anëtar i konsorciumit ekonomik është themeluar 17.10.2018 ndërsa anëtari tjetër i konsorciumit “Ardi CC” Sh.P.K. është themeluar me datë 29.04.2008. Pra, që të dy kompanitë kanë vite përvojë pune dhe nuk janë regjistruar tre muaj para nënshkrimit të kontratës siç pretendohet në shkrimet tendencioze. Pas shpalljes fitues në procesin e tenderimit, dy kompanitë kanë krijuar shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për zbatim të kontratës dhe këtë e kanë regjistruar në ARBK me 27.06.2023, si një subjekt i përbashkët për qëllime të zbatimit të kësaj kontrate. Edhe nga të dhënat publike të ARBK mund të konfirmohet se shoqëria e konsorciumit “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” përbëhet nga dy operatorët ekonomik tenderues që janë “Anarch” Sh.P.K. dhe “Ardi CC” L.L.C.

Pra nuk qëndrojnë aspak pretendime sipas të cilave kinse është nënshkruar kontratë me një operator të paregjistruar në ARBK.

Bashkëngjitur do të gjeni disa kopje të dokumenteve që i faktojnë të dhënat e mësipërme, të cilat edhe janë në dispozicion publik në EPROKURIMI dhe në ARBK./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Inxhinierët në Shqipëri i kthehen protestave kundër krijimit të urdhrave profesional

Published

on

Një grup profesionistësh protestuan sot paradite para Kuvendit, kundër projektligjit për krijimit e urdhrave profesional të inxhinierit dhe të inxhinierit hidroteknik.

Ata përsëritën arsyet pse këta urdhra nuk i shërbejnë profesionit, madje synojnë të marrin atribute të cilat aktualisht janë të rregulluara me ligj.

“Ne tashmë operojmë nëpërmjet licencimit që marrim nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërkohë që një grup njerëzish pretendojnë të marrin në dorë licencimin e inxhinierëve dhe ta kalojnë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në duart e një grupi individësh”,-shprehet Dëshira Mena, drejtuese e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë.

Ajo ngre pikëpyetje edhe për procesin e financimit.

“Ata kërkojnë që vitin e parë të punës të marrin 1.2 milionë euro nga buxheti i shtetit. Po vitet e tjera, si do të vazhdojë kjo histori?”

Sipas tyre, procesi i konsultimit me grupet e interesit nuk funksionoi siç duhet.

“Të gjitha shoqatat janë shoqata që të paktën grupi maksimal i tyre mund të arrijë në 30-40 individë. Ndërkohë që nuk kanë informuar asnjë nga grupi i interesit që të paktën nga një llogari që ne kemi bërë janë diku te 14 mijë deri në 15 mijë inxhinierë të të gjitha fushave. Të paktën rreth 4 mijë janë të licencuar, por asnjë nga këta nuk është informuar nga ata që duhet të informojnë, nga ata që duan të bëjnë një ligj të cilët duan të fusin duart si në profesion ashtu edhe në buxhet të shtetit’,-shprehet Gjergji Caca.

Sipas inxhinierëve, kjo fushë menaxhon 70% të ekonomisë, ndaj menaxhimi nga një ent i posaçëm do të sillte situatë shkatërruese.

“Të krijosh një ent dhe të gjithë strukturën e menaxhimit të 70% të ekonomisë së vendit t’ja lësh në dorë një enti që është një institucion pa emër. Është katastrofë dhe do të çonte në shkatërrimin total të vendit”,-argumenton Dëshira Mena.

Një prej inxhinierëve të pranishëm në protestë u shpreh se vetë dokumenti i projektligjeve është i shkruar keq./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending