Arkitekturë
Selia mahnitëse e bankës në formë të grilave
Legorogers, është një bashkëpunim në mes të “Rogers stirk harbour dhe partnerët” së bashku me firmën meksikane Legoretta + Legoretta, ka përfunduar ndërtimin e saj të parë – një kullë që do të funksionojë si zyre 50-katëshe në qytetin Meksiko City, u hap zyrtarisht nga presidenti i Meksikës, Enrique Peña Nieto.
Kjo pikë referimi urbane do të shërbejë si seli për institucionin financiar BBVA Bancomer të vendosur në rrugën Paseo de la Reforma. Kulla shënon një portë në Chapultepec Park me kopshte qielli që shikojnë lart qytetin.
Arkitektura mbështetet në traditën dhe trashëgiminë meksikane ndërsa gjeometria e strukturës diagonale është përdorur për të krijuar një kornizë grile e cila e mbron fasadën nga rrezet direkte të diellit dhe nga ngrohja në nivelin e tokës.
Një paradhomë me lartësi të trefishtë lidh punët e përditshme të degës së bankës me bizneset komerciale të niveleve ekzekutive lart. Në paradhomë, ashensorët prej qelqi përballen me parkun dhe transportojnë vizitorët dhe punonjësit në hollin qiellor në nivelin e 12. Kjo zonë është përdorur për ekspozita dhe ngjarje publike dhe lidh sallën dhe dhomën e ngrënies me terracën me pamje nga parku.
VIP-at dhe drejtuesit kanë qasje në ndërtesë me anë të një paradhome të veçantë në katin përdhesë, me një zonë të dedikuar qasjeje për automjetet. Ashensori ekzekutue ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me katet lartë dhe qasje të matur në katet publike të ndërtesës, duke përfshirë fushën e helikopterit. Struktura kryesore është e shprehur jashtë që të sigurojë pjata fleksibile metalike në pjesën e brendshme. Korniza e shtrënguar ofron sistemin sizmik strukturor, duke lejuar bërthamën që do të organizohet diagonalisht – duke organizuar hapësirën për zyre në të dy anët. Kopshte qiellore çdo nëntë kate krijojnë hapësirë të jashtme në natyrë brenda kullës dhe sigurojnë takime dhe zona ku njerëzit mund të shohin pamje në të gjithë qytetin./Ndertimi.info/
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës përzgjedh fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
-
Infrastrukturë2 days ago
Komuna e Prishtinës shkel ligjin për ‘tunel transformues’ që pritet të kushtojë 6 milionë euro
-
Aktuale3 days ago
Mbahet “Konferenca Studentore Ndërkombëtare e Inxhinierisë së Ndërtimit” (ISCCE 2024)
-
Infrastrukturë3 days ago
Hap dyert ‘Zenova Home’, partneri juaj për mobilimin e shtëpisë
-
Infrastrukturë3 days ago
Kontraktori kinez i tuneleve pretendon rekord të ri në drejtimin e tunelit të autostradës së Gjeorgjisë
-
Aktuale2 days ago
Një kompani ndërtimi dëmton kabllot e rrjetit nëntokësor në lagjen “Pejton”, mbesin pa energji elektrike një numër i caktuar i konsumatorëve
-
Infrastrukturë2 days ago
Expo-Albania, xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë!
-
Infrastrukturë3 days ago
Mospërputhjet në deklarim të pasurisë- Ku u zhdukën banesa dhe garazhi i papërfunduar i presidentes?
You must be logged in to post a comment Login