Connect with us

Aktuale

Ekonomia e Kosovës do të humbë deri në 500 milionë euro për shkak të pandemisë

Published

on

Ekonomia e Kosovës do të humb deri në 500 milionë euro si pasojë e pandemisë me COVID-19, ka thënë ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve.

Sipas tij, pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë pasi të kalojë pandemia do të jetë rreth 1 miliard euro e cila do të jetë e shpërndarë në disa fusha.

Bislimi thotë se problemi më i madh për qeverinë do të jetë marrja e mbështetjes nga parlamenti duke marr parasysh krizën politike që ka hyrë vendi që nga koha e mocionit për shkarkimin e qeverisë. Sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar buxheti i Kosovës do të ketë 200 milionë euro më pak këtë vit si pasojë e pandemisë.

Radio Evropa e Lirë: Z.Bislimi, sa janë dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19?

Besnik Bislimi: Dëmet ekonomike në tërësi ende nuk dihen pasi pandemia nuk ka përfunduar. Por, ajo që dihet deri më tani është se përafërsisht në baza ditore pandemia shtetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 6 milionë euro.

Nëse këto shumëzohen më 50 ditë deri tash që kemi pasur pandemi, i bie që në total kemi humbur në prodhim rreth 300 milionë euro. Të shtojmë këtu edhe ato që mund të humbën edhe gjatë muajit maj, derisa ekonomia plotësisht të kthehet në kapacitete të plota, i bie që në tërësi mund të humb 450 – 500 milionë euro. Në rast se pastaj ecim më ritën normal pjesën tjetër të vitit.

Radio Evropa e Lirë: Sa është e lartë kjo shifër për buxhetin e Kosovës, kur kemi parasysh se buxheti kap vlerën mbi 2.3 miliardë euro?

Besnik Bislimi: Buxheti i Kosovës nuk ndikohet proporcinalisht më dëmet në ekonomi për arsye se 2/3 e buxhetit i grumbullojmë për mes tregtisë ndërkombëtare. Tregtia ndërkombëtare nuk ka ngec më të njëjtin ritëm sikurse edhe ekonomia vendore. Ne deri më tani, për 50 ditë i kemi 32 milionë euro ulje në raport më vitin e kaluar nga të hyrat doganore që nënkupton se është përmasa më e vogël.

Ndërkaq, në tatimet e brendshme apo të hyrat nga qarkullimi i brendshëm nuk dihen për arsye se kemi bërë shtyerjen e pagesës se disa obligimeve deri në fund të muajit qershor. Kështu që është herët të dihet se sa ka më qenë ndikimi tek të hyrat e brendshme tatimore.

Radio Evropa e Lirë: Bizneset thonë se kanë pësuar humbje të mëdha nga masat e marra për parandalimin e pandemisë. Sa është e mjaftueshme pakoja emergjente fiskale dhe a keni mjete për zbatim?

Besnik Bislimi: Pakoja është emergjente, rrjedhimisht nuk mund të përmbyllë dhe nuk ka për synim përmbushjen e dëmeve që i shkaktohen ekonomisë. Pakoja emergjente vetëm garanton kalimin sa më të lehtë të kësaj faze. Mirëpo, as nuk kemi pretenduar se mbulojmë të gjitha humbjet dhe as nuk mundemi. Humbjet duhet të ndahen brenda të te gjithë akterëve në ekonomi.

Ndërsa, pjesa më e madhe e ndihmës që i shkon komunitetit të biznesit arrihet përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike me dizajnimin e së cilës do të fillojë gjatë kësaj jave. Mirëpo kjo pako nuk mund të implementohet para se tërësisht të kalojnë masat kufizuese të qeverisë, për arsye se bizneset në këtë fazë as nuk tentojnë të marrin kredi.

Tash a kemi mjete të mjaftueshme, sigurisht që do të jetë më e lehtë, sikurse Kuvendi i Kosovës të na kishte dalë në ndihmë dhe mos të ishte bërë opozitar i vendit. Por megjithatë, ne jemi duke akomoduar gjithë pakon brenda buxhetit ekzistues e pastaj buxhetin e rishikojmë në muajin qershor apo korrik. Pakoja ka filluar të zbatohet, disa pika, për shembull pagesa e ndihmave sociale, pagesa e pensioneve, shtesat e punëtorëve që kanë qenë të rrezikuar janë realizuar.

Ndërkaq, po ashtu javën e kaluar ka filluar edhe ekzekutimi i pakos që i mbulon punëtorët, janë ekzekutuar rreth 15 mijë pagesa, pjesa tjetër është ekzekutuar të hënën dhe një numër tjetër ditën e martë.

Ka pas disa probleme, sepse është zbuluar se disa biznese kanë aplikuar por nuk është dashtë të jenë pjesë e pakos, çoftë se janë ndërmarrje publike, çoftë se janë ndërmarrje që kanë operuar më sukses gjatë kësaj faze.

Për shembull ka kompani që merret tregti më pakicë, i ka gjithsej 1100 punëtorë dhe i ka futur në listë të gjithë punëtorët edhe pse ne e dimë se pjesa më e madhe e këtij biznesi ka operuar pa problem.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending