Connect with us

Aktuale

Shkretëtira e Kalifornisë shndërrohet në parkingun më të madh në botë të aeroplanëve

Published

on

Fotografitë mbresëlënëse tregojnë se si më shumë se 400 aeroplanë të llojeve të ndryshme janë parkuar në shkretëtirën e Kalifornisë, tani kur e tërë bota është izoluar nga pandemia e coronavirusit.

Pilotit Bryan Keith i është lejuar të fluturojë mbi Grumman Tiger në jug të Kalifornisë – më saktësisht mbi aeroportin logjistik në të cilin janë parkuar qindra aeroplanë, të cilët kanë rrezik minimal të dëmtohen nga të reshurat, për shkak se moti këtu kryesisht është me diell, transmeton Telegrafi.

Aeroplanët që janë në pronësi të Southwest, Delta dhe FedEx dhe disa kompanive tjera komerciale po “pushojnë” në shkretëtirën e Kalifornisë, për shkak se fluturimet komerciale tashmë janë ndalur për shkak të izolimit nga coronavirusit.

Ky “parking” gjigant në Victorville të Kalifornisë dikur ka shërbyer si bazë ajrore e ushtrisë amerikane, tani po konsiderohet si “parkingu” më i madh në botë i aeroplanëve – ndërsa vitin e kaluar aviokompania Southwest Airline filloi t’i parkojë aeroplanët e saj Boeing 737 Max që u nxore nga përdorimi si rezultat i dy rrëzimeve fatale.

Por, tani që janë anuluar të gjitha fluturimet komerciale për shkak të pandemisë dhe mijëra aeroplanë po qëndrojnë nëpër pista e hangarë, është shfaqur një problem i papritur – gjetja e hapësirës së mjaftueshme për t’i parkuar.

Kjo hapësirë ka kapacitet për 500 aeroplanë, e sipas kompanisë që e menaxhon ky numër gati sa nuk është arritur. Dielli dhe mungesa e të reshurave atmosferike u mundëson aviokompanive të mos brengosen shumë për fluturaket e tyre, pasi rreziku që t’i ekspozohen shiut dhe ndryshkut në këtë rajon është minimal.

Përveç Boeing 737 Max që ishin të parkuar më herët, tashmë aty ka edhe Boeing 747, 757, Airbus A310, A320 dhe McDonnell-Douglas MD-10 e MD-11.

“Është një pamje e jashtëzakonshme. Jam kureshtar ta di se miliarda dollarë vlejnë këta aeroplanë të parkuar. Dëshiroj të falënderoj stafin e kullës që ishin të mirë dhe më lejuan të fluturoj mbi këtë zonë”, ka deklaruar piloti Keith.

Një numër i madh i aeroplanëve ngjashëm me këta në Kaliforni, janë parë nëpër aeroportet kryesore të botës siç është ai i Seulit, Hon Kongut, Berlinit, Frankfurtit, Vjenës dhe në Arizona. /Telegrafi/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending