Connect with us

Aktuale

OEA: COVID-19 po ndikon në operacionet e bizneseve kosovare edhe në aspektin ligjor e tatimor

Published

on

Mungesa e një sistemi digjital për gjyqësorin dhe raportimin e pasqyrave financiare, konfuzionet e ndryshme të shkaktuara nga vendimet e qeverisë, mungesa e likuiditetit që vështirëson pagesat e punonjësve si dhe të detyrimeve kreditore e të tjera, po rezultojnë në implikime të ndryshme ligjore dhe tatimore për bizneset, deri sa proporcioni i masave të marra me situatën e krijuar sidomos në aspektin ekonomik vazhdon të mbetet kritik.

Kjo u tha gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me ekspertët tatimor dhe ligjor Gresë Rexhepi dhe Ardi Shita, moderuar nga Visar Dobroshi.

Gresë Rexhepi, kryesuese e Komitetit Tatimor të Odës Amerikane dhe menaxhere e departamentit tatimor në PwC Kosovo, i vlerësoi pozitivisht masat e marra nga qeveria si përgjigje ndaj COVID-19 mbi shtyrjen e afatit të deklarimeve tatimore dhe obligimit për të i deklaruar pasqyrat financiare, mirëpo theksoi se kjo kohëzgjatje nuk është e mjaftueshme meqë kriza vetëm sa po thellohet.

Sipas saj, vendet e rajonit duhet të merren parasysh në përpilim të vendimeve me ndikim në aspektin tatimor, sidomos për lirimin nga ndëshkimet dhe interesat në vonesat e pagesës tatimore nga bizneset. Gresa theksoi se ky ka qenë edhe një rekomandim i Komitetit Tatimor të Odës Amerikane, që ka rrjedhur si pasojë e mungesës së dukshme të likuiditetit tek bizneset.

Tutje, ajo theksoi se problem në vete është edhe mos ekzistenca e një platforme digjitale për raportimin e pasqyrave financiare, meqë gjatë kësaj kohe paraqitja fizike paraqet sfida të tjera.

Avokati i çështjeve komerciale Ardi Shita, problemet e shfaqura përgjatë këtyre javëve në aspektin ligjor, i kategorizoi në tre grupe. Sipas tij në grupin e parë hyjnë problemet e lidhura me vendimet e qeverisë të marra në mënyrë ad-hoc.

Shita shtoi se mospërfshirja e asociacioneve të bizneseve në grupe punuese për këto vendime është për t’u kritikuar ngaqë kjo ka rezultuar në keqinterpretime dhe ndryshime drastike brenda një periudhe të ngushtë kohore. Ndërsa, në grupin e dytë sipas Shitas hyjnë problemet në lidhje me punëtorët dhe ligjin e punës.

Ai tha se pezullimi i aktiviteteve dhe numri i madh i punëtorëve për t’u paguar nga kompanitë kanë rezultuar në rrezikim të likuiditetit, ndërsa ligji i punës është i paqartë për situata të tilla.

Si problem të tretë ai i konsideroi dispozitat e forcës madhore, duke thënë se në Ligjin për Marrëdhënie të Detyrueshme trajohen fare pak situatat e forcës madhore dhe se mungesa e kësaj force si dispozitë kontraktuese mund të sjell implikime. Shita përmendi se në këtë kohë vërehet nevoja e shtuar për digjitalizim të gjyqësorit. /Telegrafi/

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending