Arkitekturë
Plani mahnitës i biznismenit Elon Musk për të ardhmen e qyteteve
Në një intervistë ekskluzive, Chris Anderson nga TED pret për një intervistë ekskluzive Musk; biznesmenin amerikan kanadez, investitor, inxhinier dhe shpikës.
Musk flet për planet e tij evolucionare për një rrjet 3D të tuneleve nëntokësore për të lehtësuar bllokimet e trafikut.
Sistemi i tunelit do ta mundësoj shkuarjen nga Westwood në ajroportin L.A.X në 5-6 minuta. Megjithëse një tunel mund të reduktojë relativisht trafikun nga rrugët sipërfaqësore, ka gjasa që të jetë përsëri e mbushur dhe mbingarkuese. Pra, cila është zgjidhja e tij? Më shumë tunele nën tokë. “Nuk ka kufi të vërtetë për nivelet e shtresave të tuneleve. Ju mund të shkoni aq thellë sa mundeni “.
“Kur njerëzit mendojnë për të ardhmen, ata mendojnë për makina fluturuese. Ata tentojnë të shkojnë më lart se sa nëntokë. Pra, pse të gërmoni tunele të shtrenjta? “, pyet Anderson.
Nëse ju nuk mendoni se ideja e makinave që fluturojnë mbi kokën tuaj është e keqe, Musk ofron disa disavantazhe shkencore. “Unë jam një tifoz i madh i raketave. Unë nuk kam asgjë kundër gjërave që fluturojnë. Ato [makinat fluturuese] do të jenë mjaft të zhurmshme dhe gjeneratori i forcës së erës do të jetë shumë i lartë “.
Nga ana tjetër, sistemi i tunelit pritet të jetë më i shpejtë se treni më i shpejtë në botë. Për të eliminuar shqetësimin për të pasur këtë infrastrukturë dramatike në shtëpitë tona, Musk shpjegon se toka është tepër e mirë në thithjen e dridhjeve.
https://www.youtube.com/watch?v=QXrlRhYriN0
Musk flet për kompaninë e tij të tunelimit “The boring company”. Ai thotë se ajo merr vetëm 3-4% të kohës së tij. Ai shpjegon se shumica e njerëzve që punojnë atje janë me të vërtetë të trajnuar.
Planet e Muskut nuk ndalen këtu. Ai flet për shtëpitë me tulla diellore të cilat duken jashtë si tulla normale. Ato i ngjajnë tullave që zakonisht përdoren në çatitë e shtëpive më të mëdha të Amerikës. Ai pret që në të ardhmen të gjitha shtëpitë amerikane do të përdorin në një farë mënyre energjinë diellore në kulmet e tyre.
I pyetur se përse po bën gjithë këtë, Musk përgjigjet: “Pse kemi nevojë për të ndërtuar një qytet në Mars? Është e rëndësishme që të kemi një të ardhme që është edhe frymëzuese dhe tërheqëse. Unë e konsideroj këtë jo vetëm si një plan rezervë për njerëzimin, por edhe një shenjë shprese.”
Të gjitha projektet e tij plotësojnë njëra-tjetrën si “puzzle”. Ajo që e bën këtë biznesmen ambicioz unik nuk është vetëm vendosmëria e tij, por edhe vizioni i tij. “Ju keni këtë motivim të dyfishtë unik për gjithçka”, i thotë Anderson, “Dëshira për të bërë diçka emocionuese dhe për t’i shërbyer më së miri të mirës njerëzore”. Megjithatë, Musk mbetet modest. Ai përmend se edhe pse vlera e të qenit frymëzim është nënvlerësuar, ai nuk e konsideron veten një hero për njerëzimin. Siç e thotë ai “Unë po përpiqem të mendoj për të ardhmen dhe të mos jem i trishtuar”.