Ndërtim
Nis rikonstrukturimi i kishave
Projekti për rehabilitimin e Voskopojës ka bërë të mundur që 4 prej kishave të fshatit t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për rikonstruksionin e tyre.
Ka përfunduar restaurimi i strukturave në kishën e Shën Nikollës dhe Shën Marisë, të cilat gjenden në qendër të fshatit turistik, ndërsa puna po vazhdon edhe tek manastiri i Shën Prodhomit dhe kisha e Shën Ilisë.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, teksa ka parë nga afër ecurinë e punimeve ka theksuar:
“Me një ndërhyrje me mbi 12 milionë lekë të reja kemi nxjerrë këto kisha nga rreziku. Korça është një nga hambarët e turizmit kulturor dhe itinerari i rrugës së besimit në Korçë e ka pikën fokale në Voskopojë”, deklaroi Kumbaro.
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo e konsideroi këtë një prej investimeve më madhore në funksion të ruajtjes së vlerave, por edhe zhvillimit të turizmit. “Është një projekt që veç përmirësimit të cilësisë së jetesës së banorëve të Voskopojës do t’i shërbejë padyshim edhe turizmit”, tha Filo.
Investimi për rehabilitimin e qendrës historike të Voskopojës kap vlerën 365 milionë lekë të reja dhe përveç rikonstruksionit të 4 kishave përfshin edhe investime në infrastrukturën rrugore të fshatit.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto3 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!