Connect with us

Aktuale

Detajet e marrëveshjes për të ndihmuar vendet e BE-së pas pandemisë

Published

on

Bashkimi Evropian u pajtua për masa të menjëhershme, që do të mbështesin financat publike, bizneset dhe individët të përballojnë krizën ekonomike për shkak të virusit COVID-19. Kredi të favorshme prej mbi 500 miliardë eurosh ofrohen kryesisht nga strukturat ekzistuese të BE-së.

Banka Evropiane e Investimeve, instituti për nxitjen e ekonomisë në BE, do të ngrejë një fond garancie prej 200 miliardë eurosh, për kredi shtesë për sipërmarrjet e mesme e të vogla në shtetet e BE.

Komisioni Evropian u ofron shteteve kredi të favorshme, për të financuar punën me orar të reduktuar. 100 miliardë euro janë në dispozicion për shtetet, po të kenë vështirësi të financojnë punën me orar të reduktuar, me këto para punëdhënësit mund të paguajnë deri për 12 muaj, 60-67 % të pagës neto të një punonjësi, të cilit i është reduktuar puna nga kriza. Paratë vijnë nga sigurimi për papunësinë.

Ky instrument zbatohet për herë të parë dhe u deklarua i përkohshëm. Kjo kur kërkesa për një skemë të përbashkët të përhershme për sigurimin për të papunët e BE është e vjetër.

Si për kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, ashtu edhe për kreditë për punën me orar të reduktuar, shtetet anëtare japin secila 25 miliardë euro garanci.

Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (ESM), mekanizmi i krizës i BE, do të japë më tej kredi parandaluese ndaj një kolapsi – në shumën dy përqind të prodhimit ekonomik të një shteti. Gjithsej 240 miliardë euro, transmeton Telegrafi.

Çfarë marrëveshje arritën ministrat e financave të BE-së?

Kemi një kompromis, që konsiston në dy elementë: së pari që kreditë nga Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, jepen thuajse pa kushte. Kërkohet vetëm që ato të përdoren për pasojat “direkte dhe indirekte” të pandemisë në shëndetësi. Jo për programe konjukturore. Deri tani ESM kërkonte programe strukturimi të ekonomisë, si kusht që të jepte kredi. Për shoqërimin me kushte të kredive të ESM rezistoi deri në fund Holanda.

Së dyti, ndahet paketa e masave, nga fondi për rindërtimin e ekonomisë në shtetet e BE. Për këtë fond do të diskutohet në vjeshtë. Kjo pasi ka mosmarrëveshje të mëdha për mënyrën me se do të financohet ky fond rindërtimi.

Në mbledhjen e ministrave të financave të BE, të martën, nëntë shtete të BE, kryesisht Italia, Spanja e Franca kërkuan që ky fond të financohet me eurobonde – me letra me vlerë me interesa fikse, për emetimin e të cilave hyjnë në borxh të gjitha shtetet e BE.

Kurse 10 shtete kërkuan që të mos merren borxhe të përbashkëta për fondin e rindërtimit. Ndër to bën pjesë Gjermania, Holanda, Austria e Finlanda. Gjermania përfytyron që ky fond rindërtimi të financohet duke zgjeruar buxhetin e ri të BE, të viteve 2021-2027 me një fond të posaçëm.

Propozimin për këtë do ta paraqesë në 29 prill presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Çfarë mbeti nga kundërshtimi i ashpër i veriut të Evropës me Coronabondet?

Emetimi i Coronabondeve nuk u përjashtua kategorikisht përgjithmonë. Kjo temë do të diskutohet sërish në vjeshtë.

Por për momentin nuk shihet e nevojshme që të gjitha shtetet e BE të hyjnë në borxh me obligacione për Coronan, pasi mjete për ta ndihmuar Italinë dhe Spanjën po jepen. Paratë nuk falen, jepen si kredi, por ato jepen pa kushte për ristrukturim ekonomik të vendeve marrëse, si p.sh. të Italisë e Spanjës. Deri tani kusht që ESM të ofronte kredi të favorshme afatgjata ka qenë detyrimi për reforma strukturore nga shteti marrës.

Më tej është fakt që tani nuk ka të dhëna të sakta për humbjet ekonomike të shteteve nga kriza e Coronas. Që disa shtete mund të duan të shfrytëzojnë shokun e Coronas për kërkesën e vjetër për borxhe të përbashkëta me eurobonde, kjo nuk përjashtohet. Prandaj u la që të diskutohet me me qetësi në vjeshtë, nëse vërtet nuk bëhet dot pa Corona-Bonde.

Nuk duhet harruar se marrëveshja e Lisbonës e BE e ndalon hyrjen në borxh të një shteti, për hir të një shteti tjetër.

Një pikë për të mos u nënvleftësuar: marrja e borxheve ka kosto për çdo vend. Ajo do të thotë për çdo shtet rëndesa vjetore, në përputhje me prodhimin ekonomik. Gjermanisë do t’i duhej të paguante çdo vit 12 miliardë euro shtesë për borxhet e reja. Pasi barra mund të ishte deri 0,36 përqind e prodhimit ekonomik. Holandës do t’i duhej të paguante deri 1,4 miliardë euro në vit shtesë, për borxhet e reja.

Këto i ka llogaritur Banka Amerikane e Investimeve Jefferies, të cilën e citon Handelsblatt.

Një veçanti është se në Gjermani Eurobondet (apo Corona-bondet në këtë rast) duhet t’i aprovonte Bundestagu, me dy të tretat e votave. Kjo është kërkesë e Gjykatës Kushtetuese Gjermane.

Gjithçka është proces sa financiar, sa parimor, aq edhe psikologjik në shtetet anëtare të BE.

Sinjale për braktisje të vijave të kuqe në Gjermani

Kriza e përbotshme e gjen Gjermaninë në gjendje të mirë. Brenda vendit: arkat publike janë plot. Megjithatë kalim të vijave të kuqe ka edhe në Gjermani. P.sh. në marrjen e borxheve të reja: borxhi i shtetit u thellua, pa diskutime, me 150 miliardë euro. Deri tani prej gati një dekade në fuqi ishte doktrina: sa të ardhura, aq edhe borxhe – për të cilën iniciatori kryesor ishte ish-ministri i Financave, Wolfgang Schäuble.

Në politikën e jashtme: edhe në Gjermani vritet mendja si të mbështetet më mirë Italia dhe Spanja. Borxhi i Italisë aktualisht është 130 përqind e prodhimit ekonomik. Po arriti 160 përqind mbas kësaj krize, Italia ndodhet aty ku ishte Greqia. Dhe një kolaps i Italisë do të kishte pasoja më të rënda për bashkësinë, se ai që kërcënoi Greqinë.

Për herë të parë edhe në Gjermani ngrihen zëra që kërkojnë lejimin e eurobondeve, të Corona-Bondeve si masë e përkohshme. Përfaqësues të industrisë automobilistike i kërkuan këto ditë në një bisedë kancelares Merkel ndihma të gjithanshme për Italinë e Spanjën. 800 furnizues për 20.000 pjesë këmbimi për automjetet kanë gjermanët në këto dy vende. Përfaqësuesit e industrisë automobilistike thonë se nuk ka asnjë vlerë rihapja e fabrikave të automjeteve në Gjermani, po nuk eci e sinkronizuar puna me furnizuesit. Ekonomitë janë të ndërthurrura në BE.

Edhe nga radhët e CDU-së, politikani i njohur Roderich Kieseweter kujtoi që BE ka marrë eurobonde në vitin 1974, në krizën e naftës. Dhe këtë mund ta përsëritë. Shtatë ekonomistë të njohur gjermanë kërkuan gjithashtu së fundi eurobonde.

Po kjo temë mbetet e vështirë t’u përcillet për momentin taksapaguesve. Prandaj u la të diskutohet në një kohë më të qetë. /Deutsche Welle/

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending