Connect with us

Aktuale

Salduesi shqiptar që u bë temë në Angli

Published

on

Ismaili, 26 vjeç, është saldator, zanatçi i mirë. Gazetarët e Daily Mirror, kur po investigonin për trafikun e qenieve njerëzore, para pak ditësh, e gjetën atë në një çadër së bashku me nipin, në një nga kodrat e Bilbaos (Spanjë) përballë portit.

Ai po priste për të hyrë fshehurazi në ndonjë anije apo kamion që udhëton drejt ishullit britanik.

Ai, si disa shqiptarë të tjerë aty, me siguri nuk ka arritur të mësojë diçka rreth programit të qeverisë së re të zotit Rama, pasi kanë gati një muaj që jetojnë në mizerje, duke pritur shansin. Ismaili u tha gazetarëve se vendosi të largohej nga Shqipëria, pasi në vendin e tij nuk ka punë. Është i gatshëm të paguajë te trafikantët 2,500 paund që mund të jenë kursimet e 5 viteve në Shqipëri.

Ndërkohë, në Kuvend, kryeministri i rimandatuar po shpjegonte se qeveria e tij ka një plan ambicioz për të nxitur arsimin profesional, si përgjigje e mirë për të rritur punësimin. Kjo do të thotë se shumë të tjerë si Ismaili do t’i bashkohen si zanatçinj tregut të punës.

Nën titullin “Drama e tregut të punës”, revista analizon në brendësi se kjo nismë mund të dështojë, për shkak të paaftësinë për të lidhur nevojën e tregut me ofertën dhe mbështetjen joserioze që qeveria jep me fonde. Por problemi nuk lidhet kaq thjesht dhe ngushtë me mungesën e zanatçinjve apo profesionistëve të mesëm, sepse Ismaili, edhe pse e kishte një zanat,kërkon të largohet me çdo çmim dhe duke firmosur dëshminë më të mirë se problemi është më i thellë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se do të ketë një rritje ekonomike 5 për qind dhe se mbledhja e të ardhurave do të jetë 28 për qind e PPB-së, çka do t’i mundësojë qeverisë dhe biznesit të rrisë punësimin. Por kjo nuk është e thënë të ndodhë detyrimisht kështu,pasi sot performanca e ekonomisë shqiptare nuk vjen nga “shpirti i saj”, prodhimi vendas dhe eksporti. Prodhimi vendas “made in Albania”zë pak mbi 10 për qind të PPB-së, bilanci tregtar ka qenë përherë në disfavor dhe një raport që nuk ndryshon prej vitesh.
Nga ana tjetër, kapacitetet e shfrytëzuara të biznesit vendas mbeten nën 70 për qind. Edhe investimet, ndonëse në vlera të mëdha, nuk japin efekt të gjatë në punësim dhe shumica e tyre janë përqendruar në sektorët që kërkojnë pak krahë pune. Pra nuk është vetëm cilësia dhe çfarë arsimi merr popullata, por edhe se sa ekonomia ka nevojë dhe mund t’i përthithë ata.

Të dy këto aspekte varen nga qeveria. Por këtë, kryeministri Rama nuk e tha në Parlament dhe Ismaili sigurisht nuk kishte si ta dëgjonte. Në këto momente, edhe sikur Shqipëria të ketë mundësi të prodhojë me cilësi shtresën e mesme të profesionistëve, tregu vendas i punës mbetet i mbyllur. Ndaj ky grup ka vetëm dy zgjidhje, ose të emigrojë përmes programeve të punësimit (siç po ndodh me Gjermaninë), ose të largohet si klandestin. Reporterët e Daily Mirror, duke iu referuar autoriteteve britanike, thanë se vetëm vitin e kaluar mbërritën për punë mbi 900 shqiptarë klandestinë.

Ky fenomen tani është i qartë, por po kaq qartë duhet parë se jo çdo rritje ekonomike është detyrimisht shkopi magjik. Një program i mirë qeverisës duhet të ngjallë, së pari, shpresën dhe t’i bëjë njerëzit të besojnë, aq sa ta bindin Ismalin dhe mijëra të tjerë si ai, të kthehet në shtëpi. Por Ismaili nuk do të kthehet, për sa kohë nuk gjen dot një punë.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending