Aktuale
Bankat në Kosovë po forcohen dhe po fitojnë çdo ditë më shumë

Sistemi bankar në Kosovë në vitet e fundit është shumë stabil dhe mirë i kapitalizuar. Nëse marrim krahasimet nga vitit në vit të gjithë treguesit janë duke shënuar rritje në të likuditet, fitim dhe në kapital, shkruan Ndërtimi.info
Vlera e kredive direket është diku rreth 2.3 miliardë euro, e që sipas të dhënave të fundit është shënuar rritje vjetore prej 10.1 për qind.
Ndërsa, fitimi i bankave prej vitit 2012 deri më 2016 ka shënuar rritje. Në vitin 2016 fitimi i bankave ka qenë 75.5 milionë euro, ndërsa në vitin 2012 ka qenë 12.6 milionë.
Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një intervistë për Ndërtimi.info ka treguar se absorbuesit më të mëdhenj të rritjes së kredive janë bizneset me 70 për qind.
Madje kjo sipas Mehmetit tregon mbështetjen që bankat janë duke e dhënë për zhvillim ekonomik në Kosovë.
“Sa i përket pyetjes suaj direket të kredive kemi diku rreth 2.3 miliardë euro ka shënuar vlera e kredive, nëse referohemi në të dhënat e fundit që i kemi me nj rritje vjetore 10.1 për qind. Ajo që kisha dashur të potencoj në këtë rast është se rritja e kredive, a[po absorbuesit më të mëdhenj janë bizneset, diku rreth 70 për qind të absorbuesve të kredive janë bizneset e që njëherë tregon mbështetjen që bankat janë duke e dhënë për zhvillimin ekonomik në Kosovë”, tha Mehmeti.
Gjithashtu rritje vjetore është shënuar edhe në asete me 9.2 për qind, që i bie që asetet e caktuara bankare kanë kapur shumë e 3.9 miliardë euro.
“Jemi në të gjithë tregues, edhe në raport me dispozitat, edhe në raport me asetet. Nëse e shohim te astete kemi rritje vjetor prej 9.2 për qind, që faktikisht kanë mbërri diku rreth 3.9 miliardë euro astete të caktuara bankare”, tregoi Mehmeti.
Veç asteve, Mehmeti ka treguar se ka pasur rritje vjetore edhe në depozitat, me 7.5 për qind. E kjo sipas tij tregon besueshmërinë që sektori bankar ka për klientët në Kosovë.
Mehmeti ka theksuar se në të gjithë parametrat sektori bankar si komponentë kryesore e stabilitetit financiar mund të krahasohet me vendet e Bashkimit Evropian.
“Nëse shohim dispozitat po ashtu kanë mbërri në 3.1 miliardë euro me rritje vjetore 7.5 për qind. Rritja e depozitave tregon besueshmërinë që sektori bankar e ka te klientët në Kosovë. Prandaj, në të gjithë treguesit jemi shumë mirë, dhe jemi mbi kërkesat rrregullative dhe nëse bëjmë krahasueshmërinë me vendet e rajonit jemi shumë më mirë se sa vendet e rajonit. Me të gjithë këta parametra në sektorin bankar si komponentë kryesore e stabilitetit financiar mund të krahasohemi me vendet e Bashkimit e Evropian, në disa raste edhe jemi më mirë se disa vende të Bashkimit Evropian”, përfundoi ai.
