Connect with us

Aktuale

Situata me Covid -19: Shtyhet sërish afati për koncesionin e Aeroportit të Vlorës

Published

on

Ministria e Infrastrukturës ka shtyrë për së dyti afatin e lënë në dispozicion për investitorët e interesuar për të dorëzuar një ofertë lidhur me koncesionin e Aeroportit të Vlorës.

Për shkak të situatës së krijuar jo vetëm në vend por globalisht nga virusi Covid-19 duket se është parë e arsyeshme që të lihet më shumë kohë në dispozicion duke lënë si afat të ri datën 21 prill 2020 ora 13:00. Fillimisht data origjinale për dorëzimin e ofertave ishte 12 marsi i këtij viti por që më vonë me një vendim të ministrisë u bë 30 mars.

Aktualisht insitucionet kanë përqendruar të gjithë vëmendjen tek situata e krijuar nga koronavrius dhe tashmë është shpallur edhe gjendja e fatkeqësisë natyrore ndërsa insitucionet janë përshtatur duke punuar me staf të reduktuar apo punë nga shtëpia kur është e mundur.

Shtyrja e afatit të dorëzimit të ofertave pritet të sjellë një shtyrje të të gjithë proceseve nga vlerësimi i tyre e deri tek data e parashikuar për fillimin e punës që në një aktivitet të dedikuar në fund të 2019 me rastin e çeljes së tenderit ndërkombëtar u deklarua se do të ishte fundi i muajit maj.

Aeroporti i Vlorës parashikohet që të ketë një periudhë koncesioni prej 35 vitesh ndërkohë që gara është hapur me një vlerë 86.6 milionë euro. Nëse ndërtimi nis në vitin 2020 siç është deklaruar vetëm në vitin 2024 do të mund të nisin fluturimet.

Në dokumente saktësohet se do të duhen të paktën tre vite për të përfunduar punimet dhe një vit për të kryer kolaudimin e tij dhe për të marrë certifikatat e nevojshme. Qeveria ka marrë përsipër që të garantojë riskun për fitimin e munguar të koncesionarit.

E teksa është parë e arsyeshme që operatorit privat ti garantohen 138 milionë euro të ardhura për 10 vitet e para të operimit operimit nga trafiku i pasagjerëve, nuk është parë e arsyeshme që të ndahet njëlloj edhe fitimi. Shteti do të marrë 50 për qind të të ardhurave vetëm nëse tejkalohet skenari optimist.

Për të përcaktuar qëndrueshmërinë financiare të projektit në analizë janë marrë një sërë elementësh ku në thelb qëndron trafiku. Projeksionet në dokumentet zyrtare tregojnë tre skenarë trafiku bazë, optimist dhe pesimist nga viti 2022 deri në vitin 2048.

Në vitin e parë parashikimi për trafikun në skenarin bazë është 369,581 pasagjerë, në atë optimist 425,682 dhe në atë pesimist 343,708 pasagjerë. Deri në vitin 2028 parashikimi sipas dokumenteve është në skenarin bazë për 586,479 pasagjerë, në skenarin optimist 840,221 dhe në atë pesimist 487,556.

Studimi sqaron se analiza e shifrave i referohet vitit 2018 kur edhe u shfaq për herë të parë në horizont mundësia e një aeroporti në Vlorë. Në vitin 2048 që është i fundit që jepen projeksionet për trafikun në tre skenarë shihet se në atë bazë numri i pasagjerëve parashikohet 1,952,075 në atë optimist 2,796,645 dhe në atë pesimist 1,092,994 pasagjerë./Burimi: Monitor

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending